9 Shkurt

Ideja 37 Është momenti apo vendi?

Idetë më të mira kanë preferencat e veta. 

Ku je ti kur ke idetë më të mira? Një shoku im që tani drejton një nga lëvizjet më të mëdha në botë për kishë-mbjelljen, pati idenë fillestare në restorant. Dhe idenë fillestare e shkroi në një kartopecetë dhe sot e kësaj dite i referohet atij momenti kur erdhi ideja e parë dhe e shkroi në kartopecetë.
Po për ty si ndodh? A është një moment? Një ditë pushimi pas një jave të gjatë apo ndonjë moment tjetër. Apo është mëshumë një vend? Sa herë që bën dush apo kur je vetëm në një kafe apo ku je duke udhëtuar apo kur të del gjumi natën.
Për mua koha që më vijnë më shumë ide, është kur jam larg shtëpisë, në një trajnim, konferencë dhe nuk kam përgjegjësi. Jam larg, nuk me bie telefoni dhe marr të lexoj diçka, çdo gjë që lexoj më nxit për ide të reja ose për të përmirësuar njëdiçka të vjetër. Njeri tha, mua idetë më të mira më vijne kur iki te qyteti im dhe vijne madje vargje për të bërë këngë disa herë dhe muzika bashkë me vargjet.
Njëri tha: "Për mua është momenti kur jam në takime të gjata dhe të lodhshme, aty më vijnë ide të reja."
Njëri e kishte kur ikte diku në natyrë për vrap ose për ecje. Për Anjshtaining thuhet që idetë më të mira vinin kur ai ishte duke ecur pa qëllim. Nuk po shkonte diku, nuk kishte asgjë në mendje, thjesht po ecte kuturu dhe aty i vinin idetë më tëmira. Për të tjerë mund të jetë duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë. 

Trazojmë ide: 
Po për ty, ku është një vend, që kur je aty të vijnë ide? Apo është një moment? Radhit 4-5 vende ose momente ku të vijnëmë shumë ide. 

"Gjithmonë jam në kërkim të xixave që sjellin ide të reja. Gjithmonë." - Jimmy Page


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>