23 Mars

Ideja 43 Shpërthim Informacioni

Jetojmë në kohe ku informacioni, idetë, zbulimet kanë arritur kulmin nuk ka patur kaq shumë informacion sa ç’kemi sot. I pari që e përdori si term ishte Alvin Toffler në 1970-tën në librin e tij "Future Shock—Tronditja e të Ardhmes, mbingarkese informacioni."
Shpërthimi më i madh filloi në vitet 1970 deri 1990 ndërkohë që po mbyllej gradualisht epoka e socializmit. Frank Ëebster e ndan informacionin ne 5 kategori: "Teknologjia, ekonomia, puna, kultura, hapësira". Dhe kjo masë e madhe informacioni ka ndryshuar mënyrën sesi e jetojmë jetën.
Ky krahasim do të ishte më praktik. Në vitin 1986 informacioni mendoj se ka qenë 2.6 exabytes që i bie diku të një CD me informacion për njeri. Dhe në 2007 shkoi në 60 CD për person që i bie rritje me 60 herë më shumë. Ose e përkthyer në mënyrë më praktike në 174 gazeta për person çdo ditë.
Në vitin 2005 kishte 70 milion faqe internet sot ka diku te 1.7 miliard dhe ka mbi 500 milion blogje dhe çdo ditë shkruhen 2 milion shkrime.
Dikur mund të shprehte mendimin e tij dikush që intervistohesh në një emission ose në një gazetë. Sot 3.5 miliard njerëz kanë smart phone dhe shprehin mendimet e tyre në forma të ndryshme që bie gati ½ e botës.
Nëse e shikon negativisht gjithë kjo ngarkesë ka sjellë rritjen e nivelit të stresit dhe shpërqendrimit. Sepse je në punë ose shkollë dhe të vjen një e-mail, një telefonatë, mesazh, njoftim që e shkëput mendjen nga ajo që po bënte.

A na duhen më shumë ide, informacion? Përderisa gjërat po ndryshojnë, jetojmë në modele të tjera shtëpish, mënyrë jetese, kjo nuk do të thotë, që jemi këtu dhe kaq është.
Brezi ynë është pikun e shpërthimit të informacionit, teknologjisë dhe zhvillimeve.
Deri në vitin 1900 informacioni dyfishohej çdo shekull. Në vitin 1945 dyfishohej çdo 45 vjet. Në 1982 dyfishohej çdo 12-13 muaj. Sot kompania "IBM" thotë se në 2020 njohuria njerëzore dyfishohet çdo 12 orë. Duket sikur jemi para njëTsunami të madh njohurish çdo ditë.
Çfarë do të thotë kjo? 

Trazojmë ide: 
Si e mendon ti botën e informacionit, kërkimeve, teknologjisë pas 10 vitesh? Çfarë mendon se do të ndryshoje rrënjësisht? Shkruaj idetë e tua të paktën për 3 fusha të ndryshme. 

"Sa  shpejt të ndryshojë ritmi i njohurive, aq më e vlefshme bëhen aftësitë e të mësuarit." -Tomas Jones 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>