U bëfte sipas besimit tënd.
Këto janë dy deklaratat që më mahnisin. Imagjino sikur të merren seriozisht vetëm këto të dyja sesa guxim do të kishte çdo person për të hedhur hapin, për të bërë diçka të re.
Madje kjo është një nga gjashtë vlerat e "ICF Tirana", kishës që drejtoj. Disa herë e shoqëroj me këtë moto për të theksuar të njëjtën gjë: "Për të arritur gjërat që s'i ka arritur njeri, duhen bërë gjëra që s'i ka bërë njeri."
Kaq është, ta imagjinosh dhe ti qepesh pas me Këmbëngulje derisa ta shikosh të ndodhë. Në një mijë njerëz që dorezohen, gjithmonë do të dalë dikush si Thomas Edison, që tha: “Unë do ta filloj punën aty ku është dorëzuar burri i fundit.” Çdo gjë është e mundur.
Njerëzit thonin, nuk bëhen dot hekura nga oqeani paqësor dëri në anën tjetër sepse në mes është vargmali i "Andeve", i dyti për nga lartësia pas "Himalajave". Por në 1859 një inxhinier Polak me origjinë tha: "Do ta bëj unë!" Dhe e filloi nga brigjet e Perusë dhe kaloi mes për mes. Dhe sot është hekurudha më e madhe në botë. Vargmalet e "Andeve" janë më të fortat dhe më të mëdhatë dhe kushtet ishin shumë të vështira sepse direkt në breg të oqeanit vinin të thepisura.
Dhe ja si u tha për këtë ekip: “Ata hapën gati 100 tunele dhe ndërtuan shumë ura, disa prej të cilave janë të rralla nga mënyra e ndërtimit të tyre. Është e vështirë për ta menduar si arriti ky inxhinier dhe ky grup njerëzish së pari ta imagjinonin një gjë të tillë kaq të vështirë, duke patur mjete primitive të kohës së tyre?” Por hekurudha qëndron akoma edhe sot si dëshmi se çfarë ndodhi kur e ndan mendjen, çdo gjë është e mundur. Ata e kishin ndarë mendjen, çfarëdo vështirësi që do të hasnin, ata kurrë nuk do të dorëzoheshin.
Trazojmë ide:
Çfarë është një gjë që ty të duket e pamundur, që as nuk do ta imagjinosh aq e pamundur të duket që të ndodhë. Radhit 3 deri 5 ide të pamundura.
"Është mirë të jesh Goliathi por gjithmonë vepro si Davidi." - Ceo i Nike (Phil Knight)