Mundësitë janë të njëjta, reagimet e ndryshme.
Dështimi është një nga emocionet që na lëndon dhe na bllokon të provojmë përsëri, të prish vetvlerësimin dhe të mbyll nëvetvete.
Në një kopësht ishin tre fëmijë dhe të treve iu dha e njëjta lojë. Ishte një si kuti, që nëse shtypje butonin e kuq hapej kutia dhe dilte një qenush i vogël. Një nga fëmijët shtypte butonin lejla dhe nuk po hapej gjë, e shtypi e shtypi pa ndalim. Pastaj u ul në qoshe dhe me turinj varur u trishtua. Tjetri ishte një djalosh i vogël kur ai pa fëmijën e parë që s'po e hapte dot, e mori kutinë në dorë dhe filloi të qante pa e provuar fare ta hapte. Kur fëmija e tretë shtypi të gjitheë butonat një e nga njëdhe kur shtypi butonin e kuq, u hap kapaku dhe doli qenushi i vogël dhe ajo sa nuk fluturoi nga gëzimi. Të tre fëmijët patën të njëjtën lodër por të tre reaguan ndryshe ndaj dështimit. Dy fëmijët e parë ishin të aftë për të shtypur butonin e kuq. Arsyeja pse nuk arritën është se mendja e tyre “i gënjeu” që nuk munden.
Tani edhe në të rriturit na “gënjen” mendja në të njëjtën mënyrë, shumë shpesh. Sa herë që hasim pengesa, zhgënjime shumë persona mendojnë që nuk munden, nuk jam për këtë punë, nuk është për mua. Madje mund të shkojë dhe më larg në dënim të vetes, unë gjithmonë dështoj, gaboj, nuk di…
A kupton këtë “lojë” që bën mendja jonë kur përballesh me dështime? Apo beson, si ato dy fëmijët dhe ndjenja e “poshtër” e pashpresë mbizotëron dhe dorëzohesh, ose nuk e provon fare? Dhe nuk do të japësh maksimumin tënd.
Merakosemi shumë për higjenën fizike por jo aq shumë për higjenën mendore. Lejojmë dhe besojmë gjëra që nuk janë tëvërteta për ne, gjëra qe na janë thënë ose kemi shpikur në mendjen tonë. Nëse çdo njeri mëson si ta kalojë ndjenjën e dështimit dhe kupton vlerën e vërtetë që ka në sytë e Krijuesit, kjo bote do të ishte shumë më ndryshe.
Trazojmë ide:
Radhit 2-3 raste kur ti u dorëzove shpejt, kur po provoje një ide, një projekt, një punë ose nuk e fillove fare, sepse e dije qëdo të dështoje?
Nëse e di me siguri që do të kesh sukses, çfarë do të provoje? Radhit 2-3 ide më poshtë.
"Vetëm një gjë e bën ëndrrën tënde të duket e pamundur, frika se mos dështon." - Paulo Coelho
"Sukses është të kalosh nga dështimi në dështim por pa e humbur entuziazmin." -Winston Churchill