Ji bujar sot me atë që ke.
Dikush e pyeti njeriun më të pasur në botë, Bill Gates:
“A ka njeri më të pasur se ju në botë?" Bill Gates u përgjigj, "Po, është një person që është më i pasur se unë".
Më pas tregoi këtë histori: Ndodhi gjatë kohës kur unë nuk isha kaq pasur dhe i famshëm. Isha në aeroportin e New York-ut, dhe aty pashë një gazetashitës. Iu afrova të blija një gazetë, por pashë se nuk kisha mjaftueshëm të holla por gazetashitësi më tha: “Merreni, po jua dhuroj unë këtë gazetë.” Ai këmbënguli ndaj unë e mora gazetën. Rastësisht, pas dy-tre muajsh, zbrita në të njëjtin aeroport dhe përsëri shkova të marr një gazetë. Shitësi më ofroi përsëri gazetën. Unë nuk pranova dhe thashë që nuk mund ta marr sepse s’kam të holla. Ai m'u përgjigj: "Merre gazetën unë do ta paguaj nga paratë e mia, ndaj nuk i prish punë dyqanit.” E mora gazetën që më dha falas për herë të dytë.
Pas 19 vitesh u bëra i famshëm dhe i njohur nga njerëzit. Papritur kujtova atë gazetashitës. Fillova ta kërkoja dhe pas rreth një muaji e gjysëm kërkimi, e gjeta. E pyeta: "A më njeh?" Ai më tha: "Po, ju njoh. Ju jeni Bill Gates". E pyeta përsëri: “A ju kujtohet njëherë kur më keni dhënë një gazetë falas?”
Gazeta shitësi tha: "Po të mbaj mend, por të dhashë dy gazeta, jo një.”
I thashë: “Dua të paguaj ndihmën që më ofrove atë kohë. Ҫfarëdo që të doni në jetën tuaj më thoni, dua t'jua përmbush atë.” Gazetashitësi m'u përgjigj: “A mendoni se duke u sjellë kështu, ju do të mund të më kthenit ndihmën që ju dhashë atëherë?” E pyeta: "Pse ma bën këtëpyetje?" Gazetashitësi m’u përgjigj: “Unë ju ndihmova kur isha një shitës i varfër i gazetave ndërsa ju po përpiqeni të më ndihmoni tani, kur jeni bërë njeriu më i pasur në botë. Si mund të ngjajë ndihma juaj me ndihmën që ju dhashë unë?" Atë ditë kuptova se gazetashitësi është më i pasur se unë, sepse ai nuk priste të bëhej i pasur për të ndihmuar dikë.
Njerëzit duhet të kuptojnë se me të vërtetë të pasur janë ata që kanë një zemër të pasur dhe jo sa më shumë para. Mos prit të jesh bujar një ditë kur të kesh shumë.
Trazojmë ide:
Çfarë ideje ke në mendje? Si mund të ndihmosh në mënyra praktike një person? Ose si mund të krijosh mënyra që të përfitojë dikush tjetër? Radhit 2-3 ide të tilla.
"Asnjë nuk varfërohet duke dhënë." - Anne Frank
"Nuk e krijoi Perëndia varfërinë, por ne, sepse nuk ndajmë me të tjerët." - Nënë Tereza