4 Gusht

Ideja 9: Të “Vjedhësh” Si Artist Të Bën Unik

Idetë e reja ngjajnë me të vjetrat.

Troç fare, ideja e re është kombinim i disa ideve të vjetra në një formë të re. Në librin e tij, “Të vjedhësh si artist”, Austin Kleon thotë të njëjtën gjë. Nuk ka asgjë të re nën diell. Artistët, këngëtarët, kompozitorët… dëgjojnë shumë, lexojnë shumë, marrin diçka te njëri, një ide te tjetri, një notë te njëri, një frazë te tjetri dhe krijojnë gjënë e tyre unike. Nëse e kopjon të gjithën "copy-paste" quhet plagjiaturë por nëse “vjedh” si artist quhet origjinale, krijimi yt, vepra jote. E njëjta gjë me idetë, ideja e re që ti dëgjove ka shumë gjasa është kombinim i dy-tre ideve të vjetra që i ke dëgjuar dhe më parë. 

Ose shiko zhvillimin në social media, filloi me "Hi5", "MySpace", "Messenger i Hotmail", pastaj "LinkedIn", "Facebook", "YouTube", "Twitter" dhe sot janë 65+ platforma të tilla nëpër botë. 

Por ideja e parë ishte që çdo person të ketë mundësinë të krijojë profilin e tij, të komunikojë me të tjerët dhe të ketë rrjetin e tij të shoqërisë. Dhe të gjitha këto rrjete janë unike në llojin e tyre por edhe janë njëlloj në funksion dhe sot ke mbi 5 miliard njerëz që përdorin njërën prej këtyre platformave unike që ngjajnë me njëra - tjetrën. 

Trazojmë ide: 

Merr dy ide të vjetra bëji bashkë dhe krijo një ide të re dhe ideja jote e re do të jetë më interesante sesa ato dy të vjetrat.
Fillo të kombinosh së pari dy ide në një ide. Pastaj tre ide në një, katër ide në një. Ose dy ide të reja në një më të përmirësuar.

"Risi është kur merr dy gjëra që ekzistojnë tashmë por ti i bën bashkë në një formë të re." -Tom Freston 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>