21 Prill

Pjetri, Lider i Veçantë?

Le ta shohim Pjetrin si lider nga Marku 5:35–43. Ai ishte një nga liderat më të dashur dhe më të privilegjuar të Jezusit, apostulli Pjetër pa disa gjëra të habitshme, gjëra që të tjerët, as të dymbëdhjetët nuk patën mundësinë për t’i parë.  

Te ky pasazh i Markut shohim se si Jezusi nuk lejoi askënd ta ndiqte për në shtëpinë e Jairit, një drejtues sinagoge, vajza e të cilit sapo kishte vdekur nga një sëmundje. Jezusi nuk i lejoi të tjerët ta ndiqnin, përveç Pjetrit dhe dy vëllezërve Jakobi dhe Gjoni. Për një arsye që nuk e dimë Jezusi donte që vetëm këta tre lidera të ishin me të kur Jezusi bëri një nga mrekullitë e tij më të mëdha. 

Askush nuk mund ta shihte atë që Pjetri pa atë ditë. Dhe ai iku nga aty thellësisht i ndryshuar dhe i frymëzuar. Pjetri kishte parë Jezusin duke dëbuar demonët dhe duke bërë mrekulli shërimi dhe ai e kishte dëgjuar të mësonte me autoritetin e dhënë nga Perëndia. Por në këtë ditë të jashtëzakonshme, Jezusi i dha Pjetrit privilegjin të shihte që Ai kishte pushtet mbi jetën vdekjen. 

Të gjithë ata që besojnë në Zotin Jezu si Shpëtimtarin e tyre kanë akses të shkojnë tek Ai në çdo kohë. Por në momente të veçanta, Jezusi i thërret në mënyrë specifike drejtuesët e Tij, ata që kanë një thirrje unike në shërbesë për të parë dhe dëgjuar gjëra të veçanta, gjëra që vetëm ata kanë privilegjin t'i shikojnë. Është një besim i veçantë ndaj tyre por edhe përgjegjësi unike. 

Çfarë është diccka që të ngeli mendja nga ky përjetim i Pjetrit?
Kush janë liderat që ti mban afër që të shikojnë disa anë tuat që shumë njerëz i dinë? 

Linku për të lexuar pasazhin e Shkrimit nga Marku: https://my.bible.com/sq/bible/7/MRK.5.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>