Le të shikojmë se si rritet niveli i përkushtimi nga përkujdesja drejt një dedikimi më të lartë te Marku 8:1-21
Ja si e beri Jezusi, e filloji duke u kujdesur për drejtuesët e rinj, iu dha themele dhe pastaj iu kërkoi përkushtim më të lartë.
E shikojmë këtë te Marku kap. 8. Për herë të dytë Jezusi ushqeu mijëra në mënyrë të mrekullueshme, (v.1-9) duke u kujtuar dishepujve që Perëndia do ta sigurojë ushqimin. Më vonë ata do ta kuptonin këtë mësim se si me të vërtetë Perëndia siguron për nevojat tona (v.17-21). Kjo është faza e kujdesit të tij ndaj tyre!
Pastaj Jezusi i paralajmëron për majanë e Farisenjve dhe ta ruanin veten nga qëndrimet dhe këndvështrimet e tyre. (v.14,15). Kjo është faza e trajnimit, përgatitjes.
Pastaj, Jezusi dalëngadalë i shtyu nga konsumues në kontribues. Jezusi donte që drejtuesët e rinj të mos mendonin vetëm për veten e tyre.
Shiko se si filluan dhe vazhduan hapat:
- U kujdes për ta (si Bari—Pastor): Ai u plotësoi nevojat që u duheshin shpejt. Ai u dha siguri gjithashtu.
- I Pajisi. I trajnoi ata për shërbesë dhe u dha mundësi për ta praktikuar atë që mësuan.
- I Zhvilloi si lidera. U përkujdes për ta, i mentoroi ndërsa ata drejtonin të tjerët dhe i nxiste herë pas here.
Nëse je duke u kujdesur për një drejtues të ri, në cilën nga këto faza je me të? Sapo ka filluar si lider dhe do më shumë përkujdesje? Apo je në fazën e përgatitjes për shërbesë? Apo je në fazën e mentorimit, kujdesesh për të ndërsa ai drejton të tjerët?
Linku i shkrimi ku mund ta lexosh Shkrimi: https://ëëë.bible.com/en-GB/bible/7/MRK.8.ALBB