19 Maj

Rruga Për T’u Ngjitur Lart Fillon Nga Poshtë

Le të fokusohemi te Marku 9:33–10:16. Kur Jezusi i kapi dishepujt e Tij duke debatuar se cili prej tyre ishte më i madhi, ata u vunë në siklet – por Jezusi nuk i qortoi se donin të ishin dikushi, të parët. Ai thjesht u dha atyre një formulë të papritur, që nuk do kenë pritur në botë: Ai iu tha: "Dakord, dëshironi për t'u bërë të mëdhenj, të rëndësishëm? Fillojeni nga poshtë, së pari bëhuni shërbëtorë. Liderat sjellin vlera kur u shërbejnë të tjerëve. Më vonë, kur dishepujt pyetën për disa që dëbonin demonët në emrin e Tij, Jezusi tha: "Ai që nuk është kundër nesh është me ne" (Marku 9:40, 41). Pak kohë më vonë, dishepujt e Tij e zemëruan përsëri Jezusin kur e kishin mendjen më shumë se çfarë mendonte turma sesa për përulësinë dhe shërbimin (10:13–16).
Për Jezusin, kur erdhën fëmijët, ai i mori në krahë. Për të fëmijët tregonin modelin më të mirë të qëndrimit të duhur që pritej nga një drejtues me zemër shërbëtori. Fëmijët shfaqin përulësi, habi, ndershmëri, pafajësi, besim dhe varësi te më i madhi. 

Ja katër mësime për liderin që dalin nga Marku 9 dhe 10:
1. Sa më i madh të dojë të jetë lideri, aq më i zoti duhet të jetë në shërbim (9:35).
2. Liderat përfshijnë të tjerët kur shërbejnë (9:40).
3. Çfarëdolloj shërbimi do të shpërblehet (9:41).
4. Liderat me zemër shërbëtori duhet të bëhen si fëmijët (10:13–16).

Linku ku mund te lexosh kapitujt 9 https://www.bible.com/bible/7/MRK.9.ALBB
dhe 10 https://www.bible.com/bible/7/MRK.10.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>