Së pari, kujdesu për vetën. Shiko, të kujdesesh për veten së pari, nuk është egoizëm.
Nëse ke udhëtuar me avion, si thotë stjuardesa, “në rast urgjence do të bjerë maska e oksigjenit dhe së pari vendose për vete pastaj ndihmo dikë tjetër.” Duket të kujdesesh për veten në mënyrë që të jesh në gjendje për tu kujdesur për dikë tjetër.
Sepse nuk mund t’i japësh dikujt diçka që se ke për vete.
Si zbatohet kjo në jetën e përditshme, çfarë duhet të bësh që të jesh ti vetë në formë? Nëse po drejton, a je vetë në formë të mirë? Nëse po mëson, a po rritesh vetë në njohuri?
Si puna e makinës, që të bëjë punën duhet ta ketë serbratorin plot, ndryshe po nuk qe e mbushur nuk të shërben dot, nuk të çon aty ku je nisur.
Nëse nuk po rritesh vetë, nëse nuk po investon tek vetja dhe përsëri duhet të drejtosh mund të prodhojë gjëra jo fort të mira. Do i shikosh të tjerët si kërcënim, sepse ata po rriten më shumë. Do xhelozosh, do i pengosh edhe ata të rriten.
Davidi në Bibël, po rritej shumë shpejt aq sa populli thërristje, “Sauli vrau një mijë, Davidi vrau dhjetë mijë.” Sauli ishte mbreti aktual. Dhe në vend që të rritej edhe ai vetë, e pa Davidin si kërcënim dhe i bëri skema si ta hiqte, largonte madje si ta eliminonte.
Ndërsa investon tek vetja ti rritesh dhe të tjerët që ke në skuadër rriten bashkë me ty.
Çfarë nënkupton kjo në jetën e përditshme, si po rritesh ti? A rritesh duke lexuar një libër të ri, duke shkuar në një konferencë, duke drejtuar një projekt të ri…. Si rritesh ti?
Lideri i mirë ngelet gjithë jetës nxënës, po mëson diçka të re gjithë kohës, po investon tek vetja gjithë kohës.