8 Shkurt

Si Të Kapësh Dhe Të Shfrytëzosh Momentin?

Nxitja që dua të jap për këtë javë është kap momentin, fokusohu tek ajo që po ndodhi tani, tek ajo që po ndodh sot. Shërbesa më e bukur më e fuqishme është ajo që po bën tani.
Sepse atë mund të kontrojmë, vetëm momentin tani. Nuk e kontrollojmë atë që iku dje, nuk e kthejmë dot. Nuk e kontrollojmë atë që do të ndodhë nesër. Por mund të shfrytëzojmë atë që po ndodh tani në këtë moment. Njerëzit e humbim momentin, atë që po ndodh tani sepse presin një ditë më të mirë, një moment më të mirë, një mundësi tjetër. Dhe ikin super mundësi për të shërbyer për të treguar dashurinë e Perëndisë ndaj atij personit, mundësisë që duket se ndodhi krejt rastësisht. 

E shkuara iku, e ardhmja është e pasigurtë, e gjitha çfarë ke ti është ajo që po ndodh tani. Nëse më duhet të përmirësoj diçka te vetja ime duhet ta bëj sot. Nëse dua të kem një moment të lumtur ajo kohë është sot. Nëse duhet të bëj diçka të rëndësishme duhet bërë sot. Nëse duhet bërë ajo telefonata do bërë sot. Nëse duhet t’i kërkoj falje dikujt është sot dita, nëse dua ta vlerësoj dikë, sot është dita. Nëse dua të shërbej, ndaj lajmin e mirë, ndikoj dikë… është sot dita dhe mundësia. 

Nëse e le të ikë dita, momenti, po të ikën pjesa më e mirë e jetës. Dhe po humb shumë. 

Hajde shikojmë modelin e Jezusit. Ndërsa ai po shkonte diku rrugës për diku ose në mes të diçkaje dhe takonte njerëz, situata, nevoja. Ai nuk largoi askënd dhe nuk pa asnjërën prej situatave si shpërqëndrim, por e bëri pjesë me gjënë e madhe që po bënte dhe gjithmonë bëri diçka, tha diçka… . 

Jezusi bëri shumë mrekulli, 38 kemi të rregjistruara te ungjijtë dhe shumica janë rrugës për diku, në një drekë, në një darkë, në një dasëm, gjatë një bisede… Shume pak ishin në tempull, ishin pjesë e momentit të përditshëm. Predikimi më i bukur në botë, nuk u bë në një ndërtesë. Jezusi predikoi buzë një mali, në natyrë aty ku ishin njerëzit. 

Tani pjesa sfiduese, pjesa personale: Po sikur… të shikosh çdo moment të ditës, si pjesë e planit të Perëndisë për jetën tënde? Çdo bisedë, çdo ndërpreje, çdo takim të paparitur, çdo “aksident” si pjesë e planit të madh dhe të japësh maksimumin ndaj atij momenti? Çfarë do të ndodhte, po sikur ta provosh vetëm për një javë, të kapësh çdo moment, të shfrytëzosh çdo mundësi, të thuash apo bësh diçka? 

Uroj dhe besoj që ajo do të jetë një nga javët më të bukura të jetës tënde! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>