17 Gusht

Sikur T’i Dija Këto 10 Gjëra

U bënë 27 vite që shërbej që nga maji i 1995 dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë një udhëtim fantastik. Kam shërbyer me shumë njerëz, kam takuar njerëz fantastikë. Kam shërbyer në male e në fusha, në dimër e në verë. Por kur fillova nuk kisha bërë asnjë lloj shkolle të Biblës (shkollën e fillova më vonë) por me qejf do të doja që dikush të m'i kishte thënë këto 10 gjëra sa për t'i ditur.

  1. Nuk do të vdisja nga kafshimet e deleve, por ama kafshimi i disave do të ma rëndonte jetën disa ditë në vit.
  2. Pavarësisht se sa shumë do të përpiqem, gjithmonë do të tundohem që ta mas suksesin tim me numrin pjesëmarrësve nëpër festime, ngjarje apo shërbesa.
  3. Gjëja më e mirë që mund të bëj për të ndërtuar dhe rritur mbretërinë e Perëndisë është të jem vetja dhe të mos krahasohem me të tjerët.
  4. Duhet shumë kohë për t'u bërë shok i ngushtë me dikë, kështu që forcoji dhe vlerësoji miqësitë e vjetra që të ka dhënë Zoti tashmë.
  5. Pavarësia dhe kokëfortësia do të më lodhte. Fuqia vjen kur je pjesë e një lëvizje edhe pse do të më kërkohet të nënshtrohem dhe bindem. Por ka shumë fuqi nga nënshtrimi dhe bindja.
  6. Nëse do të ishte e lehtë, të gjithë do ta bënin. Prandaj sfidoji njerëzit të thellohen në Bibël edhe kur mesazhi nuk ngjan me atë që thotë shumica; nxiti ta zbatojnë gjithësesi.
  7. Kokën do ta ndjeja lëmsh, majde si vezë omletë çdo të dielë në darkë, kështu që mos merr ndonjë vendim të rëndësishëm deri të martën në mëngjes.
  8. Disa njerëz do t'ju besojnë vetëm pas një kohe vërtet të gjatë pasi e ke provuar disa herë se kush je por një grup tjetër nuk do të besojë kurrë, pavarësisht se çfarë bën apo nuk bën.
  9. Mos u ndje fajtor kur bën një ditë pushim në javë. Dita pushim nuk është sugjerim, është një nga 10 urdhërimet.
  10. Nuk do të pendohem kurrë që kalova kohë me familjen në vend që të bëja—drejtoja një takim që dikush tjetër mund ta bënte.

Shpresoj që kjo të jetë ndihmë për liderat e rinj që janë duke filluar shërbesat, kishat e tyre. Po për ty, cilat janë disa nga gjërat që do të doje ta kishte thënë dikush përpara se të filloje shërbesën?


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>