27 Korrik

TETË Pyetje Për Ta Vlerësuar Shëndetin E Kishës

Para se të vijë shtatori, do të të nxisja t’i bëje një vlerësim kishës, ku është dhe ku do që të shkojë. Vlerësimi të ndihmon të kalosh në nivelin tjetër për vrullin e ri. Është si puna e "Checkup-it" te doktori, aty shikon si je dhe çfarë duhet të bësh për t'u përmirësuar. 

Doktori që të gjejë ekzakt së çfarë nuk shkon bën 4 gjëra:
- Ai bën pyetjet e duhura.
- Personi duhet të japë përgjigje të sinqerta.
- Doktori duhet të pershkruaje planin sesi të rregullohet shqetësimi.
- Dhe hapi i fundit, je ti që vendos për t’i ndjekur hapat për t'u përmirësuar ose jo.

Ja 8 pyetjet e duhura; diskutoji me ekipin, përgjigjuni sinqerisht, bëni një plan veprimi çfarë do të bëni ndryshe DHE më e rëndësishmja mos e lini pas dore por përvishjuni punës për t’i bërë gjërat më mirë në këtë sezon të ri, shtator-dhjetor 2022. 

1. Kultura E Kishës. Si Bëhen Gjërat Te Kisha Jote 
Si do ta përshkruaje kishën tënde? A është fiks ashtu siç e ke ëndërruar, patur në vision që në fillim? Mënyra sesi po ndodhin gjërat te kisha juaj, a po e ndihmon apo është duke e penguar vizionin e asaj kishe? Çfarë ndryshimesh duhet të bësh? Nëse kultura e kishës tuaj është e shëndetshme, çfarë duhet bërë që të rrijë e shëndetshme? 

2. Si Është Morali I Kishës Në Përgjithësi?
A janë njerëzit të kënaqur me kishën? A kanë besim te lidershipi i kishës? A janë të zjarrtë për vizionin e kishës? A po e ndjekin me pasion Jezusin? A ka momentum kisha, a ka vrull rritjeje? Kur dalin probleme, a zgjidhen lehtë nëse jo, si zgjidhen normalisht? 

3. A Po Rriten Njerëzit Shpirtërisht?
A kanë dëshirë njerëzit të ndjekin Perëndinë? Nuk po themi perfeksionizëm por a po shikon progres? Cilët faktorë quan ti si më të rëndësishëm në rritjen e tyre shpirtërore? Mund të jenë gjerat si: lutja, koha me Zotin, përfshirja në shërbesa, bujaria dhe dhënia në kishë, mund të jenë frytet e Frymës që bëhen gjithnjë e më shumë të dukshme.
Sa shumë po i thekson grupet e vogla? Sa dhe si po lidhen njerëzit me njëri-tjetrin? Sa rëndësi ka zbatimi i të vërtetave biblike në jetën e tyre? Nëse do përgjigjeshin me sinqeritet sa çifte të lidhura po bashkëjetojnë dhe sa çifte të lidhura po e nderojnë Zotin me sjelljen dhe trupin e tyre? 

4. Ti Vetë, A Je Duke Rritur Drejtues Të Rinj? A Ke Praktikant? 
I pari është favori i Perëndisë, i dyti në radhë, çdo gjë ngrihet ose bie në bazë të lidershipit që ke. Drejtuesit në kishën tënde a tregojnë thellësi shpirtërore dhe zemër shërbëtori? Çfarë plani ke për të gjetur dhe për të rritur drejtues të rinj dhe të mirë? Kisha jote nuk do të ecë shumë para nëse nuk e merr seriozisht këtë muhabet. Kështu që sytë hapur për t’i gjetur dhe mëngët përveshur për t’i rritur këta lidera të rinj. 

5. Nga 1 Deri 10 Me Sa Do Ta Vlerësoje Frymën Vullnetare Në Kishë? 
A janë vullnetarët entuziastë dhe produktivë apo vijë me zor dhe duhet t’i kujtosh 100 herë se çfarë duhet të bëjnë? Një pjesë e mirë e kësaj varet nga ty, si i zgjedh, si i trajnon, si i inkurajon dhe si i pajis vullnetarët. U kërkon të bëhen pjesë e vizionit të kishës apo kur ke ndonjë projekt për të bërë atëherë kujtohesh për t’i trajnuar, përgëzuar ?
Shumë kisha kanë vështirësi me këtë dhe puna bëhet nga me pak se 10% e kishës dhe 90% të tjerë vijnë për të parë, dëgjuar dhe ikin në shtëpi. Si është tek ty sa % shërbejnë dhe si do ta rrisësh frymën vullnetare këtë sezon? 

6. Po Me Financat Si E Kemi Punën? 
E pranojmë ose jo dhënia në kishë është si punë termometri, mat shumë gjëra në kishë dhe njëkohësisht është një nga sfidat e drejtuesit. A po e mëson kishën çdo të diel për dhënien? A ke bërë në kishë kurse sesi t’i ndihmosh njerëzit që të menaxhojnë paratë e tyre, jo vetem si të japin 10% por edhe si të menaxhojnë 90% që kanë.
Dy temat më delikate në kishë janë paratë dhe seksi, dhe nëse nuk mëson për këto dy gjëra, njerëzit s’do jenë bujarë, s’do dinë si të menaxhojnë paranë dhe s’do dinë si të kontrollojnë epshet e tyre, si të krijojnë familje siç duhet dhe do bëjnë seks para martese dhe do të bashkëjetojnë sepse kështu po bëjnë të gjithë.

7. Po Në Lidhje Me Vizionin? 
Është shumë e kollajtë për ta shkruar në letër vizionin, por nga 1 deri 10 sa po ecën kisha jote drejt atij vizioni? Nëse po, si po sigurohesh që do të vazhdojë ashtu, çfarë hapash do të hedhësh për ta lidhur çdo anëtar të kishës me vizionin e saj? 

8. Sa Me Gëzim Ftojnë Anëtarët Shokët E Tyre Në Kishë? 
A ka ndonjë gjë që ndodh në kishën tënde që i pengon anëtarët të ftojnë shokët e tyre? Nëse nuk je i sigurtë pyeti vetë ata. Pyeti me gojë ose të japin përgjigje në letër anonim: "Çfarë të bëjmë diçka ndryshe që t’i të ndihesh shumë i lirë për të ftuar të gjithë shokët që njeh në kishë?" 

Shpresoj që këto 8 pyetje të kenë trazuar dhe të kenë ndihmuar në matjen e shëndetit të kishës tënde. Lutem që Perëndia do t'i japë shumë urtësi dhe favor lidershipit të kishës tënde që të merret seriozisht me këto 8 pyetje. Që kur të fillojë sezoni i ri, të ketë diçka të re në kishë. Frymë të re, energji të re, pasion i ri, shumë njerëz të rinj. 

Çfarë do të shtoje, një ose dy pyetje të tjera?  


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>