22 Qershor

Zgjoje “Gjigandin” Që Fle Gjumë—7 ide praktike

Çdo kishë ka nevojë për më shumë vullnetarë. Sepse gjithmonë ka diçka më shumë për t’u bërë. Po e them nga fillimi, çdo kishë ka vullnetarë mjaftueshëm, thjesht duhen nxitur dhe motivuar. 

Kur Napoleon Bonaparti, perandori i Francës, pa hartën e botës, ndaloi te Kina dhe tha: “Ja gjigandi qe fle gjumë, ruhuni se mos e zgjoni, se po u zgjua do ia ndryshojë faqen botës.” 

Kisha është “gjigandi që fle gjumë” nëse ajo zgjohet do ia ndryshojë faqen botës. Imagjino, 33% e botës janë të krishterë, çfarë mund të ndodhë nëse “zgjohen” dhe janë aktivë, nëse ata janë trupi i Krishtit, bëjnë gjërat që do të bënte Jezusi? 

Në një anketë së fundmi doli që në kishë shërbejnë diku te 10% e njerëzve. Por 40% e njerëzve thanë: “Nëse dikush do të na kërkojë të shërbejmë, jemi gati.”
Tani, ky është “gjigandi” që fle gjumë, 40% e njerëzve që thonë, duam të shërbejmë. 

 Ja, 7 ide praktike sesi t’i nxitësh njerëzit të shërbejnë më shumë: 

1 - Vizioni duhet të jetë sa më i qartë dhe i kthjellët për secilin.
Ndaj vizionin kohë e pa kohë. Cili është vizioni i kishës, shërbesës tende? Ti vetë a mund ta thuash në një fjali? A e dinë të gjithë? A mund ta thonë ata me një fjali? Nëse pyet sot 10 veta te kisha jote, sa nga ata e dinë? Nisu nga këtu, sigurohu që të gjithë e dinë vizionin e kishës, shërbesës tënde.

2 - Mos i bëj të gjitha vetë, puno me skuadër. 
Pajtohu me veten: "Të tjerët nuk bëjnë çfarë them unë, por çfarë bëj unë." Nuk do të bëj asgjë vetëm, do të ftoj të tjerët gjithë kohës, në gjëra të vogla dhe në gjëra të mëdha.
Nëse e ke mendjen për të ndërtuar skuadër, do ta sforcosh veten për të ndërtuar njerëz, do të jesh duke menduar, si t’i delegoj gjërat, si të kesh besim tek ata, si t’u lësh gjëra për të bërë. Nëse i bën gjërat vetëm do të dëmtosh veten dhe kishën.
Ama njerëzit do të admirojnë por nuk do të duan të bëhen si ty: “Sa i paparë që është pastori jonë, vetë prezanton, vetë menaxhon, edhe i bie kitarës, edhe këndon, edhe flet për ofertën, edhe predikon, edhe lutet, edhe blen "Coca-Cola" vetë, edhe ndihmon te femijët, edhe… edhe…” ti bëhesh superman i kishës dhe të gjithë të admirojnë, POR ata nuk e shikojnë dot veten si ty. As nuk e dëshirojnë sepse duket shumë rraskapitëse të jesh drejtues. 

3 - Investo tek njerëzit.
Që të gjejnë vendin e duhur në shërbesë, të gjejnë potencialin e tyre. Nëse investon tek ata do ta kthejnë një ditë. Ndihmoi që të zbulojnë dhuntitë që kanë, çfarë talentesh natyrore kanë, çfarë pasionesh, çfarë përvojash nga jeta, çfarë personaliteti kanë. Dhe një mix i këtyre te 5-tave nxjerr pozicionin ideal për shërbesë. 

4 - Ndërto atmosferë mirënjohje. 
Vlerësoji për arritjet sado te vogla, vlerësoji më vete, vlerësoji para të gjithëve. Vlerësoji duke e marrë në një trajnim, duke i blerë një bibël studimi, një libër, duke i dhënë një drekë…. Bëj "Thank You Party" për vullnetarët 2-3 herë në vit. Gjej mënyra sa më krijuese për të falënderuar vullnetarët.  

5 - Kërkoju ndihmë, talenteve që shikon dhe nuk janë të përfshirë. 
A ke dëshirë të më ndihmosh këtë të diel me… A ke mundësi të vish për këtë ngjarje… A e bën do këtë… Jo-në ta thotë ai, mos hamendëso ti, “ska kohë, nuk do…” jo jo pyete, a ke mundësi, a ke dëshirë? 

6 - Sigurohu Që Janë Mirë.
Si fizikisht, emocionalisht, shpirtërisht, nëse u duhet pushim, jepu pushim. Kur e shikon që janë të lodhur dhe nuk munden jepu pushim 1 javë, 1 muaj. Nëse duan të kthehen në shërbesë mirw, nëse nuk duan më, të vijnë për kishë të rrinë si vizitorë. Mos e përdor fajin për të nxitur dikë të shërbejë. Është teknikë e vjetër, i ka dalë “boja” por përdor motivimin. 

7-Nxiti Të Mos Lënë Familjet E Tyre Pas Dore.
Një pastor që e ndjek shpesh, I thotë kishës së tij herë pas here: “Dhurata më e madhe që mund të më jepni mua si pastor është nëse keni familje të mira dhe të forta.”

Uroj që këto 7 ide të kenë qenë ndihmë. Si ishin për ty, a do të ndash një ide tjetër që mund të jetë ndihmë për këtë gjë? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>