Çdo kishë—shërbesë në këto kohë shpërthimi të social media duhet të ketë të paktën një "FanPage" dhe një "account" në "Instagram". Sigurisht, nëse ke mundësi të jesh i pranishëm në çdo platformë, mirë do të ishte sidomos në "youtube", "tiktok", "twitter", një adresë "web-i". Sepse është fushë e bukur dhe e madhe.
1. DIJE. Çfarë do ti që të dijë komuniteti që ndjek për kishën tënde? Çfarë të rejash ose linqesh do që t’i dinë, t’i kenë patjetër?
2. NDJENJË. Çfarë do që të ndjejë komuniteti që të ndjek? A do që të ndjejnë shpresë, dashuri, siguri te Perëndia apo çfarë lloj emocioni tjetër do që të përcjellësh? Posto vargje—thënie, video për atë gjë, sigurohu që po e përcjell atë gjë.
3. BËJNË. Çfarë do që të bëjnë komuniteti që të ndjek? Si mund të shërbejnë ata nëse duan? Si të përfshihen, si të rriten frymërisht, nëse duan? Jep hapa konkretë.
Sa shpesh duhet të postosh? Nuk ka një numër të saktë, thjesht para se të postosh pyete veten: "A po sjell ndonjë vlerë me këtë që po postoj apo thjesht po bëj zhurmë si të gjithë?" Sepse po postojnë të gjithë, kështu që sigurohu që ka vlera tek postimi yt.
Postimet e bukura dhe me përmbatje janë super, POR ama përfshirja e bën diferencën. Kur njerëzit bëjnë diçka: like, koment, bëjnë share ose ia dërgojnë dikujt.
Një studim për "social media", tregon se postimet që i bëhet share nga një llogari personale ka 8 herë më shumë shanse që dikush ta komentojë, bëjë like ose share. Sa më shumë like, komente dhe share merr postimi, aq më shumë rritet algoritmi dhe arrin ta shikojnë më shumë njerëz. Kështu që kontribuo duke bërë diçka të tillë sado e vogël në dukje; të pëlqeu, bëji like, koment, share.
Ja 16 sugjerime të thjeshta për të postuar te "social media" e kishës. Uroj që do të nxisin për të ardhur me ide më të mira fiks për kishën, shërbesën tënde:
Postime Për Argëtim:
1 - Cili është aktiviteti më i preferuar për ty gjatë fundjavës?
2 - Çfarë janë gjërat që të pëlqejnë më shumë nga vera?
3 - Përgjigju me një GIF (dhe shkruaj një pyetje të thjeshtë: si ndihesh sot, çfarë ke ngrënë sot etj..).
Inkurajime:
4 - Linqe me burime, blogs, video, këngë adhurimi…
5 - Foto nga festimi-shërbesa e së dielës.
6 - Vlerëso ata që kanë qenë duke shërbyer këtë javë. Shkruaju një postim publik.
7 - Si mund të lutem për ty?
Lajmërime:
8 - Posto një listë që tregon ngjarjet e kishës online dhe te ndërtesa.
9 - Trego për mundësitë sesi njerëzit mund të japin ose shërbejnë gjatë kësaj kohe.
Nixiti drejt fundjavës:
10 - Bëj TAG një shoku që do të ftosh te festimi—shërbesa këtë të diel.
11 - Jep detajet e temës së mesazhit, emrin e serisë dhe oraret.
Festojmë fundjavën:
12 - Sa prej jush e patë festimin online? Sa prej jush ishit në kishë…
13 - Kush nga ju pranoi Krishtin sot ose u përkushtua në diçka?
Nxitje për t'u lidhur më shumë bashkë:
14 - Përgëzo ata që po shërbejnë dhe çfarë po bëjnë konkretisht.
15 - Ftoji për gjërat e javës (kamp, aktivitet i veçantë, futboll…).
16 - Bëj një plan leximi të Biblës që e lexoni të gjithë bashkë.
Mos harro, posto me idenë: "Unë do t'i shpërndaj grimca shprese dikujt që ka nevojë për të." Media sociale është mundësi e madhe për të ndikuar dikë.
Për foto me të drejta autori shiko te ky linku: https://unsplash.com
Vargu i ditës me foto është çdo ditë te ky linku dhe app: https://www.bible.com
Nëse të pëlqejnë postimet e ICF Tirana mund t’i marrësh dhe t’i postosh te faqja jote, pa asnjë problem.
Facebook: https://www.facebook.com/ICFTIRANA
Instagram: https://www.instagram.com/icf.tirana/
E sigurtë që media sociale është pafund, këto janë disa ide të thjeshta. Çfarë do të sugjeroje ti? Çfarë idesh për postime në social media?