22 Korrik

4 Hapat e Coaching—Tranjerit

Roli ideal në lidhje me drejtuesët e tjerë në këto kohë nuk do ishte mentor/këshillues. Ku ai/ajo të hap zemrën ti i jep të gjitha përgjigjet e duhura. Dhe ai/ajo ikën i lumtur dhe bën të gjitha ato që i the ti. Ndodh shpesh që ato përgjigje, sado të sinqerta, nuk janë të duhura ose nuk janë shume ndihmë për situatën që po kalon ai person. Sepse çdo njeri është unik, çdo situatë është unike. PRANDAJ roli yt për ta ndihmuar dikë është më shumë si COACH—TRANJER. 

Që i bie, puna jotë kryesore ka dy pjesë: A-bëj pyetjet e duhura dhe B-dëgjo me vëmendje dhe kaq. Personi duke I dhënë përgjigje pytjeve që po bën ti e gjen vetë përgjigjen për sfidën që po kalon. Por ti e ndihmove shumë me pyetjet e duhura. Ti i largove “mjergullën” që kishte përpara dhe tani ai/ajo e shikon qartë rrugën. Ja 4 grupet me pyetjet e sugjeruara për ty si Tranjer: 

1. Realiteti: Ku Je Tani, Si Është Gjëndja Jote Tani? 
Çfarë nuk po shkon siç duhet? Çfarë të keqe ka?
Si po të ndikon ty kjo gjë? Si po i ndikon të tjerët?  
Thuaj diçka më shumë.... a ka diçka tjetër? 

2. Vizioni: Ku Do Që Të Shkosh Ti? Ku Do Që Të Jesh? 
Çfarë ndryshimi do të sillte nëse do bëhej kjo që thua ti....
Si do duket ndryshe për ty ajo gjë…
Thuaj diçka më shumë.... a ka diçka tjetër? 

3. Strategji Dhe Veprim: Si do E Arrish? 
Çfarë mund të funksionojë, çfarë duhet bërë?
Çfarë ishte mirë në të shkuarën? Çfarë shkonte mirë?
Thuaj diçka më shumë.... a ka diçka tjetër? 

4. Pengesat: Çfarë Mund Të Pengojë? 
Çfarë mund të pengojë për ta arritur qëllimin tënd?
Si do ta kapërcesh atë pengesë?
Thuaj diçka më shumë.... a ka diçka tjetër? 

Sigurisht qw brenda kwtyre 4 grupeve mund tw shtosh pyetje tw tjera por e rwndwsishme wshtw qw tw kuptosh procesin DHE tw mos ngutesh ti pwr t’i dhwnw zgjidhje—pwrgjigje situatave. A do e bwsh njw provw qw sot? Me kw do tw ulesh pwr tw qenw Coach—Tranjer i tij/saj dhe pwr t’i bwrw kwto 4 grupe pyetjesh? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>