Pasiguria e madhe për Herodin si lider, doli në pah kur mori lajmin e lindjes së Jezusit.
Ai u shqetësua, u zemërua, u trazua. Këto janë shenjat e një lideri të paqëndrueshëm.
Shiko këto simptomat e shëmtuara që duhet t’i shmangë çdo lider por që dolën tek Herodi.
1. Ai u ndje i trazuar-shqetësuar dhe i kërcenuar, kur mësoi se ka dalë një lider i ri. (v.3)
2. Ai përdori fuqinë e tij kundër çdo konkurenti të mundshëm (v.4)
3. Ai i përdori njerëzit për t’i shërbyer qëllimeve të tij personale (v.7,8)
4. Ai donte që përpara të tjerëve të kishte imazhin e duhur (v.8)
5. Ai reagoi me zemërim kur nuk i doli e vetja (v.16)
6. Ai merakosej vetëm për përfitimin e tij (v.16)
7. Ai kërkoi shkatërrimin e çdo kërcënimi të mundshëm ndaj lidershipit te tij (v.16-18)
Si mund të merret lideri me pasigurite e tija?
* Vlera jote personale dhe siguria jote vjen nga “përjetimet sekrete” me Perëndinë. Koha me Perëndinë është nevojë për një lider, për t’u fuqizuar dhe për ta stabilizuar së pari identitetin e tij.
* Nuk duhet ta lërë në dorën e dikujt tjetër shëndetin emocional. Gjithmonë do të jetë dikush më i zoti-më i aftë se ty apo më i dobët se ty. Kjo nuk duhet të rrisë mendjen ose të bëj të ndihesh inferior. Ti e mat lidershipin tënd me veten: “A jam sot lider më i mirë seç isha dje?”
* Nuk varet nga të tjerët që ata t’i plotësojnë nevojat bazike që ka çdo person: A jam i vlefshëm, a përkas diku, a kam qëllim, a jam i zoti/kompetent.
Ne bëhemi drejtues të shëndetshëm vetëm kur nuk presim nga të tjerë që t’na plotësojnë nevojat që vetëm Perëndia mund t’na i plotësojë.
Mateu 2:1-18
Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem, duke thënë: ''Ku është mbreti i judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar''. Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi. Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti. Dhe ata i thanë: ''Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit: "Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parëndësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"''. Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë. Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: ''Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj''. Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija. Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh. Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë. Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër. Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: ''Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty derisa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë''. Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku në Egjipt. Dhe qëndroi aty derisa vdiq Herodi, që të përmbushet ç'ishte thënë nga Zoti me anë të profetit: ''E thirra birin tim nga Egjipti''. Atëherë Herodi, duke parë se dijetarët e kishin mashtruar, u zemërua fort dhe urdhëroi të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në tërë rrethinën e tij, nga dy vjeç e poshtë, Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia që thotë: 'Në Ramë u dëgjua një klithmë, një vaje një qarje dhe gjëmë e madhe; Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më''.