17 Qershor

7 Mënyra Si T’i Rritesh Liderat E Rinj

Shumë lidera që janë në shërbesë, duan të shikojnë të rinj në shërbesa, por duket e vështirë për t'i gjetur ata. Dhe shumë ankohen që nuk kanë kandidatë për lidera të mundshëm.
Ja disa ide dhe më thuaj cila duket më e lehtë dhe cila më e veshtirë. 

1. Jepu Mundësi
Duket kaq e thjeshtë por nuk është aq e thjeshtë sa duket. Shumë lidera me përvojë, kanë pasiguri që t’u japin gjëra për të bërë atyre që janë më të rinj. Me shumë gjasa kanë bërë gafa vetë kur ishin të rinj dhe hamendësojnë që edhe të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë. Po kush mësoi pa pesuar?! Lideri i ri do hapësirë dhe do që t'i japësh zë sot, jo kur të rrijë një herë, prit kur të “piqet”. A ka rrezik? Që ç’ke me atë punë. A ka mundësi që do të shkojë mirë? Sigurisht që ka! 

2. Ndaj përjetimet e Tua
Liderat e rinj janë të hapur për të mësuar nga lider më i rritur ose me përvoja dhe deshtime. Ata duan të dëgjojnë momente sesi u rrite ti dhe si ia bëre kur dështove. Kjo është e mira e brezit të ri, ata duan të dëgjojnë më shumë përjetime personale sesa mësime të thata nga një libër apo trajnim. Sidomos nëse ke krijuar shoqëri me të, ai është akoma më i hapur për të mësuar nga ty. 

3. Jepi Mundësi Të Gabojë
Gabime bëjnë liderat e çdolloj moshe dhe me çfarëdolloj përvoje. Por për disa arsye kur gabon një lider i ri duket sikur është fundi i botës, zmadhohet më shumë gabimi i tyre. Prandaj liderat me përvojë mundohen t'i mbajnë larg liderat e rinj. Tani, gabimet do të ndodhin ose do t’i bësh të gjitha ti ose do të bëni të gjithë nga një. Por kur krijon një klimë ndryshe, gabimet janë pjesë e rritjes ata do të guxojnë më shumë dhe do të ndihen më të sigurt për të provuar risi të reja. 

4. Pranoje Ndryshimin Si “Shok” 
Me shumë gjasa liderat e rinj do të duan të bëjnë diçka ndryshe. Duan që orari të jetë më fleksibël, kushtet e punës të jenë më ndryshe, mundësi të punojnë me kompjuter edhe te kafja. Do të duket mbrapsht në fillim, por lëri të krijojnë ritmet e tyre si i bëjnë gjërat. Rëndësi ka që kryhet ajo që kanë thënë se do ta kryejnë. E vetmja gjë që nuk ndryshon kurrë është ndryshimi. Gjithmonë ka patur ndryshime dhe do të ketë, pranoje ndryshimin si shok, si pjesë e jetës dhe jepu hapësirë liderave të rinj të bëjnë gjëra ndryshe. 

5. Vendos Pritje Të Larta 
Nëse mënyrat ndryshojnë kjo nuk do të thotë që duhet ulur standarti apo cilësia. Liderat e rinj nuk po të kërkojnë të rrinë vërdallë kot. Ata duan hapësirat e tyre, por mbaji përgjegjës ndaj synimit që ke, objektivës që do të arrish, vendos synime të qarta me ta, kujtoja atyre sërish. Sapo ta mbarojnë një punë përgëzoi dhe nxiti të përmirësohen. Kujtoi që është pjesë e procesit të rritjes. 

6. Jepu Inkurajime
Liderat e rinj kanë nevojë për komente. Ata duan ta dinë si po ecin deri tani, si po ecin sot, këtë javë, jo të presin një përmbledhje në fund të vitit sesi ka qenë ky vit. Ata duan që të sigurohen nëse po arrijnë atë që po synon lideri më “i vjetër”. Jepu inkurajime ndërsa ata po synojnë për më lart. 

7. Jepu komente me detaje
Jo sa për t'i rënë shkurt, “mirë duket” apo “jo dhe keq”. Nëse është mirë, jepu detaje se çfarë ishte mirë, nëse ka nevojë për përmirësim, jepu detaje ku duhet përmirësuar.

Të rrisësh lidera të rinj duket e vështirë por ama është jetike në çdolloj drejtimi, në kishë, punë, organizatë. Ji i qëllimshëm dhe investo te brezi i ri, kuptoji ndryshimet e moshës, ndryshimet e brezit dhe bëhu palë me ta për të mirën e tyre dhe tënden. 

Nëse je drejtues i ri, çfarë do të shtoje tjetër?
Nëse je drejtues i rritur, çfarë do të shtojë tjetër? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>