11 Gusht

Si Të Jem i Lirë?!

Vargu i Ditës: "Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit." Galatasve 5:13

Liria, pas dashurisë është gjithashtu fjala më e keqpërdorur në historinë e njerëzimit. Jo të gjithë i dinë limitet e lirisë dhe çfarë do të thotë të jetosh i lirë. Askush nuk është plotësisht i lirë përderisa ka ligje, sisteme, rrathë të ndryshëm për të përcaktuar limite dhe kufizime, sepse njeriu nuk di të sillet në liri. 

Liria është e keqpërdorur sepse edhe kur dikush pushton, pretendon se të ka çliruar nga diçka. Liria është një lëmsh i madh ndjenjash, filozofish, ligjesh, sistemesh. Më lër të bëj një pyetje sfiduese: "A di ti të jetosh si i lirë?" Me këtë pyetje e kam fjalën plotësisht i lirë. Nëse i afrohesh kësaj lirie, pse është gjithnjë tendenca të abuzohet? Sepse ne, nuk dimë të jetojmë si të lirë, thjesht e perceptojmë lirinë sipas jetës që kemi.

Dikush ka thënë: "Ti je i lirë deri në momentin që bën një zgjedhje!"

Liria është të bësh diçka me dashuri. Të jetosh i lirë do të thotë të duash. Dhe ne jemi thirrur në liri në Jezu Krishtin, Zotin tonë dhe nuk do ta përdorim këtë liri si gjithë të tjerët që abuzojnë me këtë. Do ta përdorim për t'i shërbyer njëri - tjetrit me dashuri dhe kjo është kauza e duhur për ta përdorur lirinë. Kjo është përgjigjja e pyetjeve më lart. Si të jetojmë si të lirë? Si t'i shërbejmë me dashuri njëri - tjetrit. 

Pëshpërit një lutje
Perëndi, faleminderit që na çlirove dhe na solle lirinë dhe një liri që është komplet ndryshe nga ajo që na është thënë. Zot, lutem që do të na mësosh të jetojmë në lirinë tënde, duke i shërbyer njëri - tjetrit në dashuri. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>