8 Dhjetor

Përse Është Krishtlindja Kaq Gjë e Madhe?

A të duket e habitshme sesi lindja e një foshnje më shumë se 2000 vjet më parë, diku në Lindjen e Mesme ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë gjithë botën? 

Ndoshta se ke vënë re më parë por sa herë që shikon kalendarin apo i referohesh një date, je duke përdorur Jezu Krishtin si pikë reference. Për shkak të Tij historia është e ndarë në: Para Krishtit dhe Pas Krishtit. Çdo gjë që ndodh në botë datohet sipas vitit kur Jezus Krishti erdhi në tokë. Madje dhe ditëlindja jote daton sipas ditlindjes së Tij. Ti ke lindur në vitin .... pas kujt ... ?

Atë natë kur Jezusi lindi në Betlehem, disa barinj po rrinin në qetësinë e tyre, dhe po ruanin delet në një kodër aty afër qytetit. Nuk dukej ndonjë natë ndryshe nga qindra netët e tjera. Por ajo që do të ndodhte atë natë do të ndryshonte jo vetëm jetët e tyre por edhe jetët e miliarda njerëzve nëpër botë. Pas lindjes së foshnjes Jezus, bota në fakt nuk do ishte më e njëjta. 

Dhe ja, befas një dritë e madhe shkëlqeu në qiell dhe një engjëll i Zotit iu shfaq atyre dhe filloi të bisedonte me ta, me barinjtë. Për ta dukej çudi e madhe dhe ishte situatë e frikshme. Bibla na e jep historinë e saktë të Krisht—Lindjes, le të lexojmë vetëm këtë moment: 

Luka 2:8-14 Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre. Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe. Por engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. Dhe kjo do t'ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellë me pelena, të shtrirë në një grazhd''. Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ''Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!'.

Engjëlli tha, Lindja e Jezusit do të sillte gëzim të madh për të gjithë njerëzit... a është e vërtetë kjo? Po këtu në Tiranë, Shqipëri, ndër Shqiptari? Duket sikur shumica e njerezve se kanë idenë fare se çfarë është Krishtlindja? 

Për disa, kjo kohë mund të jetë kohe e sikletshme, Festat, Krishtlindja, Viti i Ri sepse duhen blerë dhurata kalamajve dhe duhet bërë shpenzime që dhe s’i kanë mundësitë. Për disa mund të jenë thjesht disa ditë pushim. Disa mund të mendojnë: Përse harxhon bashkia gjithë ato lek për zbukurime, pemë, drita, përse nuk mi japin mua që kam një hall? Apo disa se kanë mendjen fare te festat sepse kanë kaluar një vit të vështirë në punë, në shkollë, jeta në përgjithësi ... 

E rëndësishme është së këtë Krishtlindje, Perëndia do që të kujdeset për ty. Atij i intereson sesi ndihesh ti, kjo është edhe dëshira jonë si kishë. Pavarësisht se çfarë preardhje fetare mund të kesh, çfarë problemesh ke kaluar, apo në çfarë rrethanash je, Krishtlindja është lajmi më i mirë që ekziston: Perëndia të ka dhuruar gjënë më të shtrenjtë që kishte, Birin e Tij për Krishtlindje. 

Kjo dhuratë është e rëndësishme për 3 arsye: Së pari është dhurata më e çmuar që mund të marrë një njeri, madje e paçmuar. Së dyti është e vetmja dhuratë që zgjat përjetë. Së fundmi është dhuratë praktike sepse mund ta përdorësh çdo ditë, jo vetëm një herë.

Nuk besoj që ti po e lexon rastësisht këtë. Perëndia që ka planifikuar lindjen tënde, para se të kishe lindur, Ai di ç’do gjë për ty dhe Ai e di që ti ke nevojë ta dëgjosh dhe një herë ose për herë të parë sesa shumë të do Ai. Ai ka qenë duke të pregatitur ty që ti ta marrësh të plotë dhuratën e Krishtlindjes. A e beson këtë gjë? 

Natën e parë të Krishtlindjes, engjëjt lajmëruan tre Arsyet e lindjes së Krishtit: 

Krishtlindja është KOHË FESTIMI, KOHË SHPËTIMI, KOHË PAJTIMI. Dhe dua të ndaj me ty ditë pas dite një copëz në lidhje me Krishtlindjen. 

Për ty që je në Tiranë dua të ftoj të na bashkohesh këtë të diel në orën 5.00 pm për të festuar Krishtlindjen me komunitetin tonë, çdo e diel është festë Krishtlindje. Ky është linku nga google maps se ku mblidhemi te dielave: https://maps.app.goo.gl/7kM6ra16vgpjebjR8

Për ty që je jashtë Shqipërisë të ftoj të na ndjekësh po në të njëjtën orën në kanalin e YouTube: https://www.youtube.com/@ICFTirana

Perëndia të do shumë dhe do që ti ta dëgjosh dhe ta pranosh dashurinë e Tij. Dashuria e Tij u trupëzua në një kohë të tillë si kjo, para më shumë se 2.000 vitesh. Dëgjoje, besoje dhe pranoje këtë lloj dashurie sepse nuk ka të dytë në këtë botë siç është dashuria e Perëndisë për ty! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>