9 Tetor

Pse Duhet Të Zgjedh Që Të Qëndroj?

Jemi te java e fundit e Grimca Shprese që kanë lidhje me serine Zgjedhjet e Mia. 

Zgjedhja që dua të ndaj me ju këtë javë ka lidhje me dy vargje: Gjoni 15:5-6 Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjëNë qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.

Jezusi tha, unë jam hardhia dhe ju jeni shermendët, jeni degët. Dega duhet të qëndrojë e lidhur me hardhinë që të japë frute. Sepse lëngu, ushqimi që ajo të japë fryte vjen nga hardhia, aty merr jetë, gjallëri, nga aty buron mundësia për të dhënë fryte. 

Prandaj nxitja e kësaj jave do të jetë: Zgjidh Të Qëndrosh! Ka lidhje me vargjet më lart dhe do ta lidh me një super histori nga Bibla. Por si fillim dua të jap një ilustrim dhe të kërkoj ta mbash mend sepse do të pyes herë pas here në lidhje me të? 

A të ka rënë diçka e rëndësishme në tokë? Mua, para ca vitesh, më ra telefoni i ri dhe iu dogj ekrani direkt. Isha për drekë me disa miq dhe kisha në dorë telefonin që sa e kisha blerë, Iphone 5s, dhe me të njëjtën dore kapa bidonin e ujit, që kishte bulëza uji dhe më rrëshkiti telefoni nga dora dhe më ra në tokë dhe sa ra, iu dogj ekrani. Booo sa u mërzita, sa e kisha blerë, dhe më ngeli në dorë një bidon ujë, që bën 80 lek në restorant, 50 lek në market dhe me iku telefoni që e kisha blerë 50 mije a më shumë. 

Gjëja që më duhej më shumë më ra nga dora dhe më ngeli më e lira në dorë. Dua t’ju kujtoj, me këtë ilustrim, Nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të jemi duke mbajtuar fort gjëra që nuk janë edhe aq të çmuara dhe aq të rëndësishme dhe s’po mbajmë fort ato që na duhen më shumë, që kanë më shumë vlerë për ne. 

Ja të shohim në Bibel historinë e Ruthit, sesi kjo familje hoqi dorë nga diçka e rëndësishme për të kapur diçka jo dhe aq të rëndësishme dhe më vonë e kuptoi se çfarë duhet të kishte bërë.
Nga Ruthi kap.1 Ja ta them kontekstin e historisë. Naomi jetonte me familjen e saj në Betlehem të Judesë, në jug të Izraelit. Por në Betlehem në atë kohë, pati zi buke, mungesë ushqimesh. Naomi dhe familja e saj ikën nga Betlehemi për shkak të vështirësive ekonomike dhe shkuan në Moab, një shtet ngjitur. Dhe ja se çfarë ndodhi ndërsa ishin aty. 

Ruthi 1:3-5 Pastaj Elimeku, burri i Naomit, vdiq dhe ajo mbeti me dy bijtë e saj. Këta u martuan me gra moabite, nga të cilat njëra quhej Orpah dhe tjetra Ruth; dhe banuan aty rreth dhjetë vjetPastaj edhe Mahloni dhe Kilioni vdiqën që të dy, dhe kështu ajo grua mbeti pa dy djemtë e saj dhe pa burrin.

Noamit nuk i eci fare emigrimi. Madje i doli tmerrësisht keq. I vdiq burri dhe pastaj edhe djemtë e saj. Ngeli vetëm me dy nuset e çunave, Orpah dhe Ruthi. 

Ndërkohë që ajo mbante zi, mori vendimin që të kthehej në atdhe. Kur e shikon më thellë, ajo po mbante zi jo vetëm për familjen, por ajo kishte humbur edhe lidhjen e saj me Perëndinë dhe me njerëzit e saj, familjen e madhe. Në Moab adhuronin idhuj dhe idhujt të shumtë madhe.  Në Izrael adhuronin vetëm Perëndinë. Në Betlehem ishte keq për bukë, por ama adhuronin Perëndinë e vërtetë. Bënin festivale adhurimi ku mblidheshin dhe adhuronin Perëndinë në ditë të mira dhe të vështira.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?

Si Ta Ndaj Dashurinë Perëndisë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>