23 Gusht

Ai Merakoset Për Ty!

Vargu i Ditës: "Dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju." 1 Pjetrit 5:7 

A nuk do të ishte fantastike që dikush tjetër të kujdeset për ty, të merakoset për ushqimin, rrobat, gjërat që të duhen dhe të të mbajë vazhdimisht të përgjegjshëm për rrugën e duhur?

A e mban mend veten tënde kur ke qenë i vogël ose edhe me raste në adoleshencë dhe prindi është kujdesur në të shumtën e rasteve për të gjitha gjërat dhe ti nuk është se e ke vrarë mendjen sepse të gjitha meraqet i ke hedhur diku tjetër dhe dikush tjetër është kujdesur për ty?

Dikush ka thënë: "Nëse të duhet të merakosesh, merakosu vetëm për gjërat që varen nga ty!"

Hidhe gjithë meakun te Zoti sepse Ai është merakosur dhe vazhdon të kujdeset për ty. Është barrë që nuk mund ta mbash vetëm dhe nuk ia vlen në fakt ta mbash i vetëm. Ne nuk jemi krijuar për të mbajtur barrë të rënda sepse na thyjnë në mes dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë, është ta hedhim te Zoti dhe Ai do të kujdeset për ne. Shprehja e preferuar e Jezusit për ne është, tufa ime, delet e mia, qëngjat e mi… nuk na krahason me kafshët e barrës, kali, gomari, mushka, deveja. Ashtu si delja nuk mund të mbajë peshë, madje mund ta dëmtosh nëse i vendos peshë. Ashtu edhe ne nuk jemi krijuar për të mbajtur pesha, madje na dëmtojnë ngarkesat, peshat, shqetësimet. Dhe Zoti e di këtë, prandaj na nxit: Silli tek unë!

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që merakosesh për mua dhe që i mbart meraqet e mia dhe shqetësimet e mia. Vetëm ti mund t'i mbash dhe t'i rregullosh ato Perëndi. Lutem që do të varem tek ti dhe do i hedh shqetësimet tek Ty sepse Ti je i vetmi që mund të ma qetësosh jetën. Në emrin Jezus lutem. Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>