Vargu i Ditës: "Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia." Fjalët e urta 9:10
E ke parasysh një fëmijë të vogël që nuk e njeh frikën? Atë mund ta lesh kudo dhe ai thjesht do të hedhë hapin sepse nuk e njeh frikën sepse në mendjen e tij nuk është krijuar akoma ky koncept, që sigurisht është në disa raste është ndihme dhe të mbron nga dëmtimet.
Me rritjen ky fëmijë fillon dhe kupton ca gjëra që nëse bën një hap më shumë do të rrëzohet, do të përvëlojë dorën, do të ngecë diku etj. Këtu fëmija i vogël fillon të bëhet më "i zgjuar" dhe do të fillojë të bëjë vlerësimin e duhur për veprimet e radhes.
Bibla thotë: "Frika e Zotit është fillimi i njohjes!"
Pak a shumë si ai fëmija i vogël jemi dhe ne në raportin me Zotin. Frika e Zotit, pra ta marrësh Zotin seriozisht është parimi i diturisë dhe njohja e Tij është zgjuarsia. Dhe kjo më pas vjen duke e studiuar dhe njohur Fjalën e Perëndisë. Pra, duhet t'i druhemi Zotit dhe këtu fillon njohja e Tij. Ashtu si fëmija i vogël sapo e njohim frikën, fillojmë dijen.
Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit për Fjalën tënde që kemi mundësinë të njohim ty më shumë. Lutem që sot do të përkushtohem më shumë në Fjalën tënde dhe do të filloj që të njoh ty më shumë. Amen!