5 Gusht

Guximi: Gjon Pagëzori tregoi lidership të guximshëm. Mateu 3:1–10

Gjon Pagëzori, ishte kushëriri i Jezusit. Ai e shtroi rrugën për të. Gjoni i përgatiti njerëzit për shërbesën e Jezusit. Dhe shërbesa e Gjonit ishte shumë unike, duke i thirrur me guxim njerëzit që të pendoheshin dhe të jetonin sipas asaj që pretendonin se besonin.
Gjoni i konfrontoi ata duke filluar nga farisenjtë, deri te njerëzit e thjeshtë që të mos jetonin në mënyrë hipokrite, madje edhe vetë mbretin Herod e konfrontoi. Po si doli në pah lidershipi i tij, në çfarë forme?

a - Gjoni predikoi një mesazh të qartë; por për farisenjtë predikoi një mesazh kompleks (v. 1–3).
b - Gjoni u kujdes më shumë për integritetin e tij sesa për imazhin e tij (v. 4–6).
c - Gjoni kishte bindje më të forta se kritikët e tij (v. 7–10). 

Si u bë Gjoni kaq i guximshëm?
Çfarë e ndihmoi të ndërtonte një guxim të tillë? 

1. Misioni i tij ishte i qëllimshëm dhe i qartë: "Do të përgatis ardhjen e Zotit!"
2. Mesazhi i tij ishte shumë troç dhe i qartë. Ai tha: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër”(Mat. 3:2)
3. Motivi i tij ishte i drejtpërdrejtë; Ai kishte zërin e Elijas që thërriste në shkretëtirë.
4. Sjellja e tij ishte ndryshe; Rrobat e tij ishin me leshin e devesë dhe hëngri karkaleca dhe mjaltë të egër.
5. Parimet e tij ishin të thella; Ai besonte se njerëzit duhet të shfaqin frytin e pendimit patjetër.
6. Metoda e tij ishte e guximshme; Ai i udhëzoi njerëzit të rrëfenin mëkatet e tyre dhe të pagëzoheshinsi shenjë e pendesës së tyre.
7. Mendja e tij ishte dalluese; Ai i kuptonte pretendimet e farisenjve.
8. Shërbesa e tij po zhvillohej; Ai tërhoqi njerëz nga e gjithë Judea.

Cili ishte parimi më i veçantë për ty nga shërbesa e Gjonit?


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>