Këto ide janë më shumë kur po i predikon një audience të re në moshë, adoleshentë ose të re në besim, që nuk ia dinë akoma vlerën e Fjalës së Perëndisë.
Të rinjtë shpërqendrohen kollaj fare dhe nuk ka gjasa që ata të dëgjojnë diçka për shumë kohë dhe të mos shpërqendrohen qoftë mësim apo predikim. Por ka disa që ia kanë dalë ta mbajnë vëmendjne e tyre deri në fund. Cili është sekreti?
Nëse po u predikon të rinjve mendoji këto gjëra kur përgatit mesazhin:
1. Bëje Sa Më Personal
Nëse ata ndihen sikur të njohin ty do të dëgjojnë më me vëmendje. Kështu që fut te mesazhi disa histori personale dhe përjetime personale pse jo, të shoqëruar dhe me ndonjë foto ose video. Zbrit te mosha e tyre, bëje lidhjen me ta me gjërat që ke kaluar ti vetë.
2. Bëje Interesante
Fol për gjëra që atyre u interesojnë, gjëra, sfida që po kalojnë. Nëse ata e shikojnë që po u flet për gjëra që mund ta bëjnë lidhjen do të dëgjojnë me gjatë. Si p.sh. emocionet: vetmia, pasguria, nënvlerësimi, meraku ose bëje lidhjen me diçka që ata po ndjekin në social media, ndonjë trend ose me bëje lidhjen me problemet që mund të kenë, krahasimet, bullizmi, presioni për t'u bërë si të gjithë ose bëjë lidhjen me pasionet e tyre ose dëshirat që kanë për muzikën, sportin, kohën e lirë, këngatarin e preferuar, ngjarjen e preferuar, app e preferuar... Por bëje lidhjen sa më interesante.
3. Thuaje Në Formë Historie
Kur e thua në formë historie ngjit më shumë, si muhabet në kafe. Kur dikush fillon dhe thotë një histori, edhe kur e fillon ashtu rrap—zhdrap ose mezi po e formulon, përsëri ne duam ta dimë sesi përfundon. Ka diçka në trurin tonë që i do historitë. Kështu që përfshi histori kur ndan mesazhin. Nëse kjo është pika jote e fortë, më mirë bëje të gjithë mesazhin si një histori e tërë nga fillimi në fund.
4. Kërkoju diçka
Kërkoju të bëjnë diçka sado të vogël. Ngrije dorën nëse edhe ti ke bërë filan gjë, kush e di ku është filan vend, kur ka ndodhur filan ngjarje... Ose me të shkruar, një anketë me 2-3 gjëra. Ose kërkoju diçka më tej, të luten në fillim ose në fund, të japin një mendim para të gjithëve... Por sekreti i kësaj është: mendoje mirë, nëse është diçka spontane mund të dalë jashtë kontrollit.
5. Nxiti Por me kufi
Nëse mesazhi është më i thellë se ç’duhet ata s’do të ndjekin dot, nëse është i cekët ata do ndihen sikur i dinë këto gjëra para teje dhe do të mërziten. Nxiti të mendojnë por në një nivel që ata e kapin. Mënyra më e lehtë është kur e ke njeh audiencën që përpara, e di kush janë, çfarë dinë, çfarë nuk dinë për filan temë, për filan situatë, çfarë klase, viti janë, sa dinë nga Bibla apo janë sefte krejt.
6. Jo vetëm veshët
Nëse mesazhi është vetëm me të dëgjuar dhe vetëm veshët janë të përfshirë pas 72 orësh vetëm 5% të mesazhit do të mbajnë mend. Kështu që shoqëroje me foto, video atë që po thua. Ose jepu përvijimin e mesazhit në letër që të shkruajnë detaje. Si është ajo thënia, një foto është sa 1 mijë fjalë, ka shumë rëndësi ana vizuale. Gjithashtu edhe shoqërimi i mesazhit me një këngë specifike në mes ose fund që lidhet me mesazhin.
7. Filloje Super
Pesë minutat e para kanë shumë rëndësi, filloje me fundin në mendje. A do që të kesh, të dish këtë e atë, të arrish këtë e atë, në këtë lloj forme, i tillë është mesazhi për sot, prandaj të ftoj të jesh gjithë sy e veshë deri në fund. Ata duhet ta duan që nga fillimi atë që ke për t’u thënë. Ose filloje me një situatë përsonale, diçka që të ka ndodhur ty.
8. Mbylle Super
Madje dhe predikuesit më të mirë mund ta humbin audeincën nga fundi sepse nuk e bëjnë siç duhet mbylljen.
Kështu që mendoje shumë mirë mbylljen mos ia lër rastësisë. Mendo, çfarë do të mbajnë mend, çfarë do që të
bëjnë gjatë javës, çfarë do që të mos e harrojnë...
E sigurtë që ka diçka të nëntë ose të dhjetë kur vjen puna tek ndarja e mesazhit për të rinjtë. A do të ndash një që të erdhi në mendje tek komentet?