Vargu i ditës: "Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij." Hebrenjve 12:11
Prindërit tanë shpësh herë na kanë korrigjuar në mënyra të ndryshme për të mirën tonë dhe me siguri nuk është një ndjenjë që të gëzon. Përkundrazi, për momentin ti nuk e kupton dhe mbushesh me inat por me kalimin e kohës e kupton se ajo gjë ka qenë e drejtë.
Më vonë ti rritesh dhe gjërat fillojnë dhe vështirësohen dhe herë pas here të vijnë në kokë situatat e ndryshme që ke kaluar dhe fillon të kuptosh se ke mësuar vërtet shumë nga ato gjëra dhe ato të kanë përgatitur për të përballuar situata të ndryshme kur përsëriten.
Dikush ka thënë: "Disiplina është thelbësore... është çelësi për të shkuar larg..."
Letra e Hebrenjve flet për supremacinë e Krishtit dhe fokusohet te Jezusi. Pra ky është konteksti i madh i kësaj letre dhe në këtë mënyrë mund të kuptojmë më shumë për këtë letër dhe për atë kush Jezusi është. Askush nuk ka treguar disiplinë dhe bindje siç tregoi Ai. Ai nuk na kërkon asgjë që nuk e bërë vetë më përpara dhe madje ne e kemi të vështirë t'i afohemi asaj që Ai ka bërë. Vdekja në kryq është shuëmë e dhimbshme dhe ne jemi duke folur për frytin e drejtësisë; e drejtë, sepse ne jemi fryt i asaj sakrifice dhe ne jemi ata që duhet ta reflektojmë. Disiplina është edhe ajo që mund ta kapërcejë mëkatin dhe është diçka që ti mund ta bësh por që edhe mund ta kesh në jetën tënde. P.sh Fryma e Perëndisë mund të të disiplinojë dhe të të fuqizojë kur ti e kërkon por mund të jetë se Perëndia është duke të të disiplinuar për diçka. Nuk e di ç'të shqetëson sot apo ç'mëkat është duke të mbajtur pas, por Perëndia mund të të pastrojë. Ti mund t'i besosh Perëndisë dhe dua të të inkurajoj të qëndrosh te shermendi dhe të japësh fryte drejtësie dhe t'i besosh Perëndisë në atë që është duke të ndrequr në këto momente. Pranoje ndreqjen e Tij dhe ec përpara me besim.
Pëshpërit një lutje: Perëndi të jam mirënjohës që më qëndron pranë dhe më disiplinon herë pas here. Zot lutem të kuptoj situatë pas situatë se çfarë ke dashur të më mësosh dhe të lutem për urtësi për të qëndruar fort pas premtimeve të tua. Lutem në emrin Jezus, Amen.
20 Tetor