21 Tetor

Mendje Sipas Krishtit

Vargu i ditës: "Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njëri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit." Romakëve 15:5

Kjo pjesa e unitetit ka qenë gjithnjë e inkurajuar nga njerëzit. Liderat e mëdhenj shqiptarë dhe jo vetëm, kanë kërkuar gjithnjë të jemi në një mendje dhe të bashkuar duke bërë për njëri - tjetrin sepse kjo është themelore që gjërat të ecin mirë. 

Të jesh në një mendje është e rëndësishme të ketë rregull dhe që ajo që je duke bërë të ketë sukses. Kjo është e vërtetë për familjet, shoqëritë, bizneset, organizatat e mëdha, skuadrat etj si këto. Kjo sjell pastaj pjesën që ne i shërbejmë njëri - tjetrit, e duam njëri - tjetrin dhe e nderojmë njëri - tjetrin sipas mendjes së Krishtit. 


Dikush ka thënë: "Uniteti dhe fitorja janë sinonime!" 

Kur ta shohësh kontekstin e këtij kapitulli do të shohësh që qëndrimi i Jezusit është të shërbyerit e njëri - tjetrit. Shkrimi është duke na thirrur ta nderojmë njëri - tjetrin dhe t'i shërbejmë njëri - tjetrit. Gjithashtu duhet ta pranojmë njëri - tjetrin dhe të kemi këtë ndjenjën pranimit, duke treguar dashuri ndaj të tjerëve. Kjo nuk do të thotë që ne vazhdimisht duhet të aprovojmë mendimet e të tjerëve. Të mos rënit dakord me të tjerët është pjesë e jetës por ky varg sot na thotë që t'i shërbejmë njëri - tjetrin edhe pse jemi të ndryshëm. Të kemi po ato mendime sipas Jezu Krishtit dhe të mbahemi fort në këtë edhe pse mund të kemi marrëdhënie të vështira, prapë të inkurajoj të kesh mendjen e Krishtit... 


Pëshpërit një lutje: 
Perëndi të jam mirënjohës dhe të falënderoj për këtë ditë sot. Zot lutem që këtë mëngjes do të kem mendjen e Krishtit dhe se do të kërkoj unitetin dhe t'i shërbejmë njëri - tjetrit.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>