25 Tetor

Çfarë u bën besimi ëndrrave të tua?

Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë."Efesianëve 3:20

Besimi i bën realitet ëndrrat që t'i jep Perëndia. Asgjë nuk ndodh derisa dikush të fillojë të ëndërrojë!

Bibla është plot me njerëz që Perëndia u ka dhënë ëndrra. Abrahami ëndërroi të ishte babai i një populli të madh. Moisiu ëndërroi të çlironte popullin e tij. Jozefi ëndërroi të shpëtonte popullin dhe familjen e tij nga zia e bukës. Përgjatë gjithë Biblës, gjenden shumë njerëz që ishin frymëzuar me ëndrra siç ishte Danieli, Pali apo Davidi.

Jashtë mase më tëpër nga sa kërkojmë ose mendojmë...

Tani, imagjino sikur një varg në Bibël të ishte bosh dhe atje ti të shkruaje atë që do të doje të arrije... Perëndia ka fuqinë të bëjë më shumë sesa ti ke guxuar të kërkosh. Çfarë dëshiron t'i kërkosh Perëndisë por je i frikësuar për t'ja kërkuar? Ai mund të bëjë më shumë nga sa ke ëndërruar apo menduar. 

Nuk e di për ty, por unë dua të ëndërroj për gjëra të mëdha. Madje mund të kujtoj për ca ëndrra të mëdha që i kam patur përgjatë jetës. Perëndia thotë: "Bir, mendo për gjërat më të mëdha që mund të ëndërrosh, për gjërat më të mëdha që ti mendon se Unë mund të bëj në jetën tënde. E di çfarë? Unë mund t'i bëj ato."

Nëse në Qiell do të kishte lot apo keqardhje, do të kishte sepse kur të shkoje atje, do të kuptoje sa mund të kishe arritur nëse do t'i besuar pak më shumë Perëndisë. Kjo për disa disa do të ishte Ferri! Ferr për disa do të ishte nëse do të më tregohej çdo gjë që mund të kisha arritur si bashkëshort, si baba,  si pastor nëse do t'i kisha besuar pak më shumë Perëndisë. 

Por në Qiell nuk ka lot, nuk ka keqardhje dhe Perëndia të jep gjithçka që ti ke nevojë, tani, në këtë moment për të aritur atë që Ai ka planifikuar për ty. Dua të të sfidoj të besosh në gjëra të çmendura për marrëdhëniet, martesën, familjen dhe karrierën tënde. Besimi yt mund t'i bëjë ato ëndrra realitet sepse Perëndia mundet dhe Ai do të bëjë më shumë nga sa ke guxuar të kërkosh apo të ëndërrosh.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>