13 Prill

Më Jep Urtësi!

“Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet”. Jakobi 1:5

Çdo ditë marrim vendime që ndikojnë jetën tonë, disa prej tyre mund t’a ndryshojnë totalisht rrjedhën e jetës.

Disa herë vendimet janë të vogla, të përditshme si: “Çfarë ore do të zgjohem?”, “A do të ha mëngjes sot?”, “Çfarë do të vesh; atlete apo këpucë?”, “Ku do e pi kafen?”.

Por disa herë janë vendime të mëdha si psh. për një punë të re, për një shkollë, një mundësi për të ikur jashtë, për t’u lidhur me dikë, për t’u martuar etj. Vendime të tilla kaq të mëdha kanë ndikim afatgjatë në jetën tonë.

Në fakt të gjitha vendimet tona kanë ndikim. Janë si ato gurët e dominove, e para edhe pse është e vogël, kur niset godet dhe shëmb një tjetër; dhe kështu njera godet tjetrën dhe vazhdon derisa shembet i gjithë rreshti.

Dikush ka thënë: “Vendimet që merr sot janë historitë që do të tregosh nesër”.

Çdo ditë sjell mundësi që mund të çojnë në një faqe të re ose në një kapitull të ri jetën tënde. Çdo ditë na duhet të marrim vendime; “Çfarë do të themi?”, “Çfarë do të bëjmë?”, “Çfarë do të mendojmë?”. Dhe këto vendimet e vogla që nuk i shohin të gjithë, do të sjellin atë “gjënë” e madhe që po synon, ose do të largojne nga ajo.  

Pëshpërit Një Lutje

O Atë, më jep urtësi që çfarëdolloj vendimi, çfarëdolloj gjëje që do të bëj sot, do të më afrojë më shumë me ty Perëndi.

Ti vetë ke premtuar që do t’u japësh urtësi atyre që e kërkojnë. E kërkoj në emrin Jezus, në çdo gjë që do të bëj sot. Amen!  


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>