Për të gjetur vendin e duhur për shërbesë analizoji me kujdes këta 5 elementë: Dhuntitë frymërore, Zemra (pasioni),Aftësitë, Personaliteti, Përvojat.
Nëse është ndihmë për ty, dua të ndaj me detaje për secilën nga këto ja e para...
Aftësitë natyrore: Kapacitet, zotësi, shkathtësinë për të bërë diçka.
"Dhe e mbusha (Perëndia) me … dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe çdo shkathtësi."
Eksodi 31:3
Justifikimi më i shpeshtë kur nxit njerëzit në shërbesë është: "Po unë nuk kam ndonjë aftësi me të cilën mund të shërbej." Nuk është e vërtetë. Puna është si t’i përshtas aftësitë e mia me shërbesën e duhur.
T’ju tregoj një histori për ta ilustruar këtë: “Kafshët në Shkollë”. Ata kishin lëndët e vrapimit, ngjitjes në pemë, fluturimit dhe notit. Të gjitha kafshët kishin lëndë të përbashkëta. Rosa ishte mirë në not por nuk vraponte dot. Kështu që e la mësimin e notit dhe merrej me vrapimin, që të përmirësohej në vrap. Por mezi mori një 5-së.
Shqiponja ishte studenti më i mirë sepse ishte mirë në tre lëndë por në not, sado që stervitej s’po merrte notë kaluese.
Lepuri i kishte të gjitha 10-ta në vrap por nuk doli dhe aq mirë në lëndët e tjera dhe per shkak se ngeli në ngjitjen e pemës e la fare shkollën.
Breshka gati në të gjitha lëndët ishte dobët. Dhe ankohej se e kishte fajin zhgualli i saj. Kështu që e hoqi zhguallin por duke ecur rrugës pa zhguall e shkeli nje kalë dhe i theu dy brinjë.
Tani shkolla ishte shkollë e mirë, por studentët nuk po dilnin mirë me notat. Gabimi i tyre ishte: Ata u stërvitën në pikat e dobëta por prapë nuk patën progres dhe pikat e forta i kishin lënë pas dore dhe aty nuk shkëlqyen.
A e kuptove se çfarë po mundohem të them? Jo çdo njeri mund të bëjë çdo gjë. Në kishë gjej zonat ku mund të jesh 1-sh, në një ose dy zona. Sepse çdo njeri është 1-sh në një ose disa zona.
Nëse ti ke ngecur në një shërbesë dhe s’po ecën në botë provo diçka tjëtër. Nga kuptohet? Kur je i stresuar gjithë kohës, po bën diçka që nuk i përshtatet aftësive të tua. Kjo nuk do të thotë që ti je person i vështirë jo, ti ke zgjedhur shërbesën e vështirë që nuk shkon me aftësitë e tua.
1 Kor.12:6 “ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.” Eksodi 31:3 (Perëndia) “E mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi.”
Pra, kjo është aftësia, zgjuarsia, zotësia dhe njohuria.
Një nga arsyet pse shumë njerëz nuk bëjnë shërbesa, thonë: “Nuk jam shumë i aftë”. Jo, s’është ky problemi, problemi është si t'i përshtatësh aftësitë që ke me më shërbesën e duhur. Çdo person ka 500 deri 600 aftësi të ndryshme nga rreth 4.000 mijë aftësi që ekzistojnë, thotë një studim. Ti ndoshta thjesht nuk e di se ku, por ama je i mirë në shumë gjëra. Por i merr si të mirëqena aftësitë e tua.
Shiko a është ndonjë nga këto aftësitë diçka që di ta bësh mirë:
AFTËSI TË VEÇANTA
Argëtim/zbavitje: për të luajtur role drame, vallëzime, numra shpejtësie, humor
Rekrutim: për të nxitur të tjerët të marrin pjesë në projekte të ndryshme
Aftësi artistike: për të imagjinuar, vizatuar, pikturuar, fotografuar
Aftësi grafike: për të projektuar, prodhuar me kompjuter, media sociale
Aftësi vlerësuese: për të analizuar të dhëna të ndryshme dhe për të nxjerrë konkluzione
Planifikim: për të krijuar strategji dhe organizuar programe dhe ngjarje
Menaxhim: për të mbikqyrur të tjerët në kryerjen e një pune dhe për ta koordinuar punën
Këshillim: për të dëgjuar, inkurajuar dhe drejtuar
Mësim: për të shpjeguar, trajnuar, demonstruar
Aftësi për të shkruar: për të shkruar letra, artikuj, libra
Publicitet: për të reklamuar ngjarje dhe aktivitete
Aftësi riparuese: për të ruajtur dhe riparuar
Aftësi për të ushqyer: për të përgatitur ushqimin për grupe të mëdha apo të vogla
Aftësi kujtese: për të rikujtuar emrat e njerëzve, ngjarje, detaje
Veprimtari mekanike: për të përdorur pajisje, vegla dhe makineri
Aftësi nikoqire (kursimi): për të kërkuar e gjetur materiale e sende të lira që nevojiten
Llogaritje: për të punuar me numra, të dhëna apo para
Marrëdhënie publike: për të trajtuar klientët e pakënaqur me kujdes dhe respekt
Mirëpritje/mirëseardhje: për t’i bërë të tjerët të ndjehen mirë dhe të mirëpritur
Kompozimi: për të shkruar këngë dhe melodi, ritme
Kopshtari: Kujdesje dhe mirëmbajtje për kopështe, lule, bimë.
Zbukurimi: për të zbukuruar ambjente për raste të veçanta dhe per t'i arreduar bukur.
Kjo është një listë e shkurtër. A të ndihmoi për të dalluar aftësitë që ke? Si do t'i përdorësh ato për shërbesë?