9 Nëntor

Ti Je Krijuar Për Shërbesë—PASIONI

Pas dhuntive frymërore, e dyta nga e kuptoj se cila është ose mund të jetë shërbesa që Perëndia ka për mua është pasioni. 

PASIONI -- Matja E Pulsit Të Zemrës
Përkufizim: "zemra” është…

a. Organi që pompon gjakun që qarkullon në organizëm.
b. Qendra emocionale.
c. Thelbi yt jetësor.

Bibla e përdor fjalën "zemër" për të treguar qendrën e motivimit dhe dëshirave të thella.
"Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate."  (Psalmi 37:4)

 

Zemra ime përcakton...
                        * se çfarë them dhe pse

"Sepse ç’ka zemra qet goja."  Mateu 12:34 
                        * si ndihem dhe pse

"Sepse Fjala e Perëndisë…është në gjendje të gjykojë mendimet e dëshirat e zemrës."  Heb. 4:12 
                        * si veproj dhe pse

"Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes sepse nga ajo dalin burimet e jetës.”  F.Urta 4:23

Zemra Ime Është “Uni” Im I Vërtetë!
Nga ana fiziologjike secili nga ne ka një ritëm të veçantë të pulsit të zemrës që ndryshon pak nga ai i njerëzve të tjerë. Po kështu, Zoti na ka dhënë edhe nga një ritëm emocional të zemrës që është i veçantë nga ai i njerëzve të tjerë. Kështu që, në jetën e përditshme kur kryejmë veprimtari të ndryshme, dëgjojmë, shohim, shijojmë… secili nga ne tërhiqet më shumë nga disa gjëra sesa nga disa të tjera.

Ky motivim i dhënë nga Zoti na shërben si një sistem i brendshëm drejtimi në jetë. Ai na tregon se cilat janë interesat - dëshirat e tua në jetë dhe cilat gjëra të sjellin gëzim e kënaqësi.  Ai gjithashtu të motivon drejt aktiviteteve, subjekteve dhe ambjenteve të caktuara.

Pse i Ka Dhënë Perëndia Çdo Njeriu Një “Puls” Unik?
"Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij…."  Zbulesa 17:17

Perëndia ka pasur një qëllim kur të ka krijuar ty me këto interesa të caktuara. Pulsi yt emocional ka shumë rëndësi për të kuptuar sesi dhe pse të ka krijuar Zoti.
Bibla tregon qartë se zemra jote është krijuar nga Perëndia, por varet nga ti nëse do ta përdorësh atë për mirë apo për keq, për qëllime egoiste apo për shërbesë.

Ti mund të kesh... "...smirë të hidhur dhe grindje..."  Jakobit 3:14
Ose...                     "...shërbejini Zotit me të gjithë zemrën tuaj."  1 Sam. 12:20

Si mund ta kryej vullnetin e Perëndisë dhe t’i shërbej qëllimit të tij?
Duke lejuar pulsin e zemrës sime të më motivojë në shërbesë.

BËJ NJË "EKG" Frymërore
Për të kuptuar pulsin tonë të brendshëm do të na ndihmonte rishikimi i së kaluarës sonë duke shënuar gjërat që kam bërë me dëshirë dhe mirë atëherë.

Hapi 1:  Bëj Një Listë Dhe Përshkruaj Arritjet E Tua Prej Fëmijërisë

Çfarë mund të fusim në listë:
*  Arritjet në shtëpi, shkollë, lagje, etj.
*  Gjërat që ke bërë me dëshirë.
*  Gjërat që mendon se i ke bërë mirë.
*  Trego hollësi rreth atyre që ke bërë.
*  Mos u shqetëso se ç’mendojnë të tjerët për këtë.

1.  Mos harro, bëhet fjalë për gjëra që ke bërë me dëshirë dhe mirë, jo vetëm përjetime të këndshme.
Perjetim i mirë: Kam kaluar pushime të bukura në Jug.
Gjërat që ke bërë: Gjatë pushimeve kam bërë fotografi të bukura, kam udhëtuar… 

2.  Nuk është nevoja të kalosh nëpër mend çdo vit të jetës. Përqëndrohu në gjërat që kanë qenë më të veçanta për ty.

Gjërat Që Kam Kryer Mirë Dhe Me Dëshirë Gjatë Viteve Të Shkollës Fillore
1.
2.

Gjatë Adoleshencës
1.
2.
3.

Në Vitet Pas Gjimnazit
1.
2.
3.

Në Të "Tridhjetat"
1.
2.
3.

Deri Më Tani:
1.
2.
3.

Sa më shumë gjëra që të listosh aq më mirë. Mund të përdorësh edhe një fletë tjetër.

Hapi 2:  Zbulo Drejtimin E Motivuar Të Zemrës Tënde
Përpiqu të gjesh një drejtim të përbashkët tek arritjet e tua. Krahaso “pulsin” tënd me një nga “pulset” e mëposhtme, ku anon më shumë. Mos harro se këto janë TË GJITHA motivime të zemrës të dhëna nga Perëndia. Nëse do t’i përdorësh në mënyrë egoiste ato mund të jenë të mëkatshme, por secila prej tyre mund të përdoret në mënyrë të efektshme në shërbesë ndaj Zotit. Mos ki turp të indentifikosh veten me ndonjë prej këtyre pulseve që ndoshta nuk të duken shumë shpirtërore.

Gjërat Që Kam Për Zemër…
Të Planifikoj dhe Zhvilloj – Kam dëshirë të bëj apo filloj gjëra nga hiçi.
Pionier (Novator) – Kam dëshirë të provoj koncepte të reja. Nuk i trembem rrezikut të dështimit.  
Organizoj – Kam dëshirë të vendos rregull kur ka rrëmujë. Kam dëshirë të organizoj një punë të filluar.
Realizoj/Zbatoj – Kam dëshirë të kryej, plotësoj, përfundoj gjëra që janë të organizuara.
Shërbej/Ndihmoj – Kam dëshirë të ndihmoj të tjerët në përgjegjësinë që kanë për të pasur sukses. 
Fitoj/Zotëroj – Kam dëshirë të blej, mbledh apo ruaj gjëra. Dua t’i gjej me cilësinë dhe një çmim sa më të përshtatshëm.
Shpirtin e Garës - Dëshiroj që unë dhe ekipi im të jenë më të mirët. Dëshiroj të caktoj dhe arrij standarde të larta.
Ndikoj – Dëshiroj t’i bëj njerëzit e tjerë të përqafojnë idetë e mia. Dëshiroj t’u jap formë qëndrimeve dhe sjelljeve të të tjerëve.
Të Jem Në Mes Të Skenës - Dëshiroj të tërheq vëmendjen e të tjerëve. 
Përmirësoj - Kam dëshirë t’i bëj gjërat më mirë. Të përmirësoj apo përfundoj gjërat e filluara apo projektuara nga të tjerët.
Riparoj – Dëshiroj të ndreq apo riparoj gjërat e prishura apo të vjetëruara.
Drejtoj Dhe Të Kem Përgjegjësi – Dëshiroj të drejtoj, të mbikqyr e kontrolloj. Më pëlqen të përcaktoj sesi duhet të kryhen gjërat.  
Të Kem Durim – Dëshiroj t’i shoh gjërat e përfunduara. Nuk dua të heq dorë nga diçka derisa të jetë e përfunduar.
Zbatoj Rregullat – Dëshiroj të veproj sipas rregullave. Dëshiroj të arrij synimet e caktuara nga një organizatë apo drejtues.
Vendos Drejtësinë – Kam dëshirë të luftoj për të drejtën dhe të kundërshtoj të gabuarën. Më pëlqen të fitoj mbi padrejtësinë. 

Si ishte kjo pjesë e zbulimit të shërbesës tënde, a e mendoje që zemra—pasioni që të ka dhënë Perëndia lidhej me shërbesën—shërbesat që ti bën për Të ose do që të bësh për Të? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>