"Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri." Efesianëve 4:16
Ka disa gjëra që nuk ke për t'i mësuar vetë. Ato do t'i mësosh vetëm nëse je në komunitet, nëse je i përfshirë me njerëz të tjerë. Për t'u rritur ti vetë dhe për ta rritur potencialin tënd, ti duhet të mësosh nga njerëzit e tjerë.
Për shembull, ti mund ta mësosh faljen vetëm nëpërmjet marrëdhënieve. Ti nuk mund ta mësosh atë duke ndenjur vetë. Ti mund ta mësosh besnikërinë vetëm në marrëdhënie. Ti nuk mund ta mësosh dashurinë vetëm në marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Ti nuk mund ta mësosh mirësinë, besnikërinë apo altruizmin pa qenë në marrëdhënie me njerëzit.
Në fakt, gjëja më e rëndësishme që mund të mësosh në jetë është që të jesh në marrëdhënie me njerëz të tjerë. Ti këtë nuk mund ta mësosh i vetëm. Nëse do të ndërtosh potencial, duhet të mësosh nga të tjerët.
Ku është vendi i duhur për atë? Në familjen e madhe të Perëndisë. Në trupin e Krishtit. Në kishë.
Ti ke nevojë për njerëzit që Perëndia ka vënë në jetën tënde. Ata gjithashtu kanë nevojë për ty! Perëndia na krijoi për të patur nevojën e njëri - tjetrit dhe të mësojmë gjithashtu nga njëri - tjetri dhe për t'u bërë burri ose gruaja që Perëndia na krijoi të jemi.