22 Nëntor

Kuptimi i Jetës Vjen nga Të Shërbyerit

Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.” 1 Pjetrit 4:10

Për të përjetuar kuptimin e jetës, duhet të shërbesh me të tjerët në kishë. Shërbesë do të thotë t'u bësh mirë njerëzve të tjerë.

Kuptimi i jetës nuk vjen nga statusi, nga një lagje e famshme, nga makina apo ndonjë logo në bluzën tënde. Kuptimi i jetës nuk vjen nga një rrogë më e madhe. Kuptimi i jetës nuk vjen nga gjinia.

Kuptimi i jetës vjen nga të shërbyerit, nga shërbesa. Kuptimi i jetës vjen kur ti fillon të mendosh më shumë për njerëzit sesa për veten tënde dhe kur ti jeton për të tjerët. Ti nuk mund të kesh egoizmin dhe kuptimin e jetës në të njëjtën kohë.

Talentet që të janë dhënë nuk janë për përfitimin tënd. Perëndia t'i dha ato që njerëzit e tjerë rreth teje të përfitojnë. Ti je formuar për kuptim dhe ti do ta gjesh kuptimin e jetës duke i përdorur dhuntitë, talentet dhe aftësitë e tua për t'u shërbyer njerëzve. 

Predikuesi 4:9-12 thotë: Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre. Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë! Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t’ia bëjë të ngrohet? Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t’i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.

Ti nuk je krijuar t'i shërbesh Zotit i vetëm. Ti je krijuar për t'i shërbyer Zotit me një skuadër. Ti je krijuar t'i shërbesh Zotit brenda një familjeje, grupi të vogël dhe brenda kishës. Ti je krijuar t'i shërbesh Zotit në marrëdhënie.

Së bashku jemi më mirë!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>