23 Nëntor

Sa më Shumë që Jep, Aq më Shumë Do të Rritet Influenca Jote

Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.”Psalmet 112:9

Bujaria e zmadhon influencën tënde Sa më bujar të bëhesh, aq më shumë do të rritet influenca jote.

Influenca nuk vjen nga gjërat që ti merr në jetën tënde. Influenca vjen nga ato që ti jep dhe sa më shumë të japësh, aq më shumë influencë do të kesh.

Bibla thotë në Fjalët e Urta 11:24Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.

Një pastor kur u martua jepte 10% për të dhjetën e tij në kishë. Në fund të vitit të parë të martesës, ata e rritën shumën në 11%. Në fund të vitit të dytë të martesës e rritën në 12%. Në fund të vitit të tretë të martesës, e rritën në 13%. Çdo vit për gati 40 vite, edhe në kohë të vështira, ata e rritën nga pak dhënien e tyre.

Pse? Sepse ata donin të rriteshin më shumë çdo vit. Ata donin të bëheshin më shumë si Jezusi. Ata donin të ishin të perëndishëm dhe të shenjtë. 

Ata nuk ishin duke e bërë këtë për t'u dukur apo për t'u mburrur. Ata nuk i thanë askujt për këtë që bënin për gati 25 vite. Ata thjesht e bënin në heshtje këtë derisa 10 vite më parë filluan të jepnin 91% dhe të jetonin me vetëm 9% nga të ardhurat e tyre. Dhe ata tani janë familje me shumë influencë...

Ata e bënë këtë sepse nuk mund të mos i jepnin Perëndisë. Dhe ndërsa dhënia rritej, po kështu rritej edhe influenca. 

Perëndia do të bëjë të njëjtën gjë me jetën tënde. Deri ku je me këtë pjesën e bujarisë?


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>