23 Nëntor

PERSONALITETI dhe PËRVOJAT. Këto janë dy të fundit nga pesë elementët e shërbesës.

Për të gjetur vendin e duhur në shërbesë analizoji me kujdes këta
5 elementë: Dhuntitë frymërore, Zemra (pasioni), Aftësitë, Personaliteti dhe Përvojat
Nëse është ndihmë për ty, dua të ndaj me detaje për secilën nga këto ja e para... 

PERSONALITETI dhe PËRVOJAT. Këto janë dy të fundit nga pesë elementët e shërbesës.

Personaliteti 
Merr një copë letër dhe shkruaj emrin tënd, tani ndërroje dorën dhe bëj të njëjtën gjë, shkruaj emrin tënd me dorën tjetër. 

Çfarë Ndodhi? Me shumë gjasa, kur u përpoqe të  bësh diçka që nuk ishte e natyrshme për ty: 
a. Nuk u ndjeve rehat.
b. T’u desh më shumë kohë dhe përpjekje.
c. Rezultati ishte i dobët!

E njëjta gjë ndodh edhe kur ne përpiqemi të shërbejmë në fusha që nuk përshtaten me personalitetin tonë. Perëndia të ka krijuar ty me një temperament të veçantë. Është e rëndësishme ta përshtasësh atë me shërbesën e përshtatshme me tipin tënd.

Është e dukshme se Zoti nuk na ka prodhuar në seri, si në një fabrikë. Atij i pëlqen shumëllojshmëria. Nuk ka njerëz me personalitet të “mirë” apo “të keq”. Në shërbesë duhen të gjitha llojet e personaliteteve për të pasur një baraspeshë.

Ja të shohim vetëm disa aspekte që tregojnë temperamentin tonë. Shënoje me një X aty ku ti përafrohesh më shumë. 

Si e Shoh Veten Time?

Ekstrovert                              Introvert

3                2             1               2                 3

*Kur je më energjik? Kur karikohesh dhe çfarë ta than energjinë? 

Nëse kur je me njerëzit merr energji dhe karikohesh je ekstrovert, nëse merr energji kur je vetëm dhe njerezit t'i thajne energjitë ti je introvert. 

Arsyetues                                 Emocional

3                2             1               2                 3

*Cila shkon e para për ty, zemra apo truri, logjika apo emocioni kur je para një vendimi se çfarë duhet të bësh? Kur të pyesin fëmjët, shokët, je para një vendimi… 

Rutina                                        Variacioni

3                2             1               2                 3

*Kur të pëlqen rutina, duket sepse je i/e kënaqur me ritmet, shkon në punë, vjen në shtëpi, del për kafe. Dhe afërsisht ke një ritëm për gjithë javën. Kur variacioni duket, kur si ke një ditë nuk ke tjetrën dhe kjo gjë të pëlqen. 

Vetëkontrolluar                           Spontan

3                2             1               2                 3

*Nëse duhet të bësh diçka, blesh diçka, marrësh diçka, a ke nevojë të pyesësh dikë, gruan/burrin, shokun, dikë, apo je spontan, e pe, e bleve, e dëgjove dhe vendose …. 

Bashkëpunues                            Konkurrues

3                 2               1                2                3

*A mund të shkëlqesh më shumë kur je në skuadër dhe bashkëpunon që të dalë projekti, gjëja shumë mirë. Apo je më shumë person që shkëlqen kur punon vetëm? 

E Fundit Nga Të Pesta Janë:  Eksperiencat (Përvojat) e Mia

"Dhe ne e dimë se TË GJITHA gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë thirrur sipas qëllimit të tij.”   Rom. 8:28
"Tani, vëllezër dua ta dini, se gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përhapjen e ungjillit."  Fil. 1:12

Një nga faktorët që merret më pak parasysh për përcaktimin e shërbesës ndaj Perëndisë janë përvojat e mia gjatë së kaluarës, veçanërisht lëndimet, problemet që kam kapërcyer me ndihmën e Zotit. 

Dua të mos e harrosh këtë: Perëndia Nuk Shpërdoron Asnjë Lëndim!  
Ai do që ti të jesh i hapur për t’u shërbyer atyre që janë në mes të problemeve të cilat ti i ke kaluar! 

"(Perëndia)... i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi."  2 Kor. 1:4 

Cilat janë përvojat e tua nga jeta jote: Shëno Përvojat E Tua Në Fushat E Mëposhtme:

* Përvojat e tua shpirtërore. Vendime të rëndësishme/kohë të mira me Perëndinë. Kur je ndjerë më afër Zotit, si e kalon kohën e qetë çdo ditë me Zotin. Çfarë ke bërë pasi Ai të ka udhëzuar në diçka? 

* Përvojat e tua të dhimbshme. Probleme, lëndime, sprova prej të cilave ke mësuar. Nëse nuk flet dot me dikë për këto situata të veshtira nuk je akoma gati për shërbesë në këto fusha. Kur shërohesh, situatat që ke kaluar Perëndia do t'i përdorë për të ndihmuar të tjerët. 

* Përvojat e shkollës. Cilat kanë qenë lëndët e preferuara në shkollë? Çfarë të ka pëlqyer më shumë nga shkolla? 

* Përvojat e tua në shërbesë. Ku ke shërbyer më parë? Në cilat shërbesa ke patur sukses dhe përvoja më parë? 

Janë të pesta bashkë, të gjitha këto elementë që Perëndia përdor për të na përgatitur për shërbesë. 

Për çfarë mendon se po të përgatit Perëndia ty, a është e qartë? Nëse jo, na kontakto për të ndihmuar si të gjesh vendin tënd në shërbesë në bazë të këtyre 5 elementëve. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>