16 Dhjetor

Zemra e Perëndisë

"Jezusi i tha: 'Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje."' Gjoni 14:6

Lëri mënjanë për një moment të gjitha arsyet teologjike, që shpjegojnë pse Krishti erdhi në tokë dhe mendo vetëm për dashurinë e madhe që Perëndia ka për ty. Ai të deshi aq shumë, sa Ai la mënjanë lavdinë dhe nderin e Tij për t'u bërë Emanuel, Ai që ecën me ty. Merr parasysh se gjithçka që nga fillimi—nga Kopshti i Edenit, deri në punën e Tij në jetën tënde—u nxit dhe u projektua nga dashuria.

Dashuria e nxiti Atë që t’i paraqitej një vejushe të përulur të tempullit, e cila ishte lutur dekadë pas dekade për ardhjen e Tij. Për shkak të dashurisë, Zoti riorganizoi itinerarin e Tij në mënyrë që Ai të takohej me shumë individë të cilëve u shërbeu dhe i shëroi. Dhe ishte nga dashuria që Ai darkoi me mëkatarë të dëshpëruar dhe mbledhës të taksave të huaj. Ata që shoqëria i hodhi mënjanë, Ai i mblodhi në krahët e Tij. Jeta e tij ishte dashuri në veprim.

Jezusi na tregoi zemrën e vërtetë të Perëndisë, duke jetuar midis nesh dhe duke na ftuar në një miqësi të vërtetë dhe të thellë me Të. Ai nuk erdhi të sundojë dhe shkatërrojë, por të shpëtojë dhe të dhurojë jetë të re për të gjithë ata që do të vinin tek Ai.

Hap Praktik: Telefonoji një miku që ke kohë pa biseduar dhe kalo ca kohë duke krijuar lidhje sërish me të.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>