Për ata që janë në shërbesë, koha e Krishtlindjes mund të jetë koha më e ngarkuar e vitit. Madje njerëzit kanë pritje që festimet—shërbesat e Krishtlindjes të jenë sa më spektakolare që të mahniten ata që vijnë, sidomos vizitorët. Edhe pse historia e Krishtlindjes është e njëjta çdo vit, njerëzit presin që do të japësh një këndvështrim të ri të saj.
Ja disa ide sesi ta bëjmë festën e Krishtlindjes sa më të bukur.
1.Fokusohu më shumë te "Pse-ja" sesa te "Çfarë". Jo "Çfarë" elementësh do të shtojmë tek ai festim, por së pari, "Pse", cili është qëllimi, pse po e bëjmë?
2.Njerëzit presin që do të këndohen këngë Krishtlindje edhe pse janë këngë shumë të vjetra; o Natë e Shenjtë, Eja Ta Adhurojmë…
3.Thelbi i Krishtlindjes është: "Perëndia erdhi në tokë si foshnjë e lindur në një grazhd." Kaq është thelbi, nuk ka nevojë për shumë zbukurime. Sigurohu që e kuptojnë këtë gjë për herë të parë ose ua rikujton.
4.Atë ditë do të vijnë dhe moshat e vjetra, sigurohu që volumi i fonisë është i përshtatshëm edhe për ta.
5.Njerëzit kanë qejf të bëjnë foto me familjet, siguro një kënd dhe një fotograf që të jetë gati për këtë pjesë.
6.Jepi secilit që ka ardhur, një hap të radhës, çfarë të bëjë, nëse s’ka besuar, nxiti të besojnë atë ditë, nëse kanë besuar, nxiti të reflektojnë dhe ta tregojnë me dikë dashurinë e Perëndisë ose ide të tilla…
7.Prit edhe që pjesmarrësit në atë festë do të kenë teka dhe do të sillen si fëmijë të llastuar edhe pse janë burra e gra.
8.Mos harro që pjesëmarrja në festën e Krishtlindjes nuk është masa matëse e kishës tënde. Është thjesht masa matëse sesa njerëz mund të ftojnë njerëzit e kishës tënde.
9.Kujtohu që edhe vetë Maria me Jozefin patën sfida dhe probleme për Krishtlindje. Por në fund çdo gjë doli për mirë. Kështu që nëse has ndonjë problem mos u panikos, Perëndia do ta kthejë për mirë.
10.Dhe në fund mbaje mendjen tek ndonjë gjë e mirë që do të bësh te shtëpia. Për mua atë natë, gruaja ime gatuan gjërat më të mira të gjithë vitit. Nëse asnjë gjë nuk del siç e mendova unë, mendoj që e fundit, do të festoj me familjen dhe do të kënaqem me ta.
Çfarë është ndonjë ide tjetër që të erdhi në mendje, si mund të bëhen më bukur festimet e Krishtlindjes?