Nëse do që ti vësh në siklet të krishterët pyeti, “Kur ka qenë hera e fundit që ke ndarë lajmin e mirë me dikë?” Edhe pse e dimë rëndësinë, e dimë që është urdhërimi i madh, e dimë sesa mirë është për jo-besimtarët por edhe për ne kur ndajmë lajmin e mirë, përseri shumë pak e ndajnë lajmin e mirë në një javë normale. Po pse? Ja disa hamendësime:
Hamendësimi 1: Mendojmë Se Duhet Të Jemi Shumë Të Përgatitur
Një nga shqetësimet kryesore është se mendojmë që nuk dimë sa ç’duhet. Po nëse na bëhet ndonjë pyetje të cilës nuk jemi të përgatitur t'i përgjigjemi ose mund të japim përgjigjen e gabuar. Ndonjëherë kjo frikë vjen sepse supozojmë që njerëzit me të cilët do të ndajmë do të jenë armiqësorë dhe duan të na vënë në siklet. Ka raste të tjera, që mendojmë se përgjigjet tona do e largojnë dikë më shumë nga Krishti.
Ja 3 sugjerime për këtë pjesë:
1. Bibla nuk e sugjeron që të krishterët duhet të dinë përgjigjet e çdo pyetje që mund të bëjë dikush. Sigurisht, duhet të jemi të përgatitur, por është e pamundur të parashikojmë çdo pyetje. Ky është stres i kotë. Në vend që të kesh frikë thuaj: "Kjo është super pyetje por s’e di përgjigjen, do të pyes dhe do të them se çfarë gjeta.”
2. Ungjilli, jo përgjigjet tuaja, është fuqia për shpëtim (Rom. 1:16). Perëndia punon për të shpëtuar njerëzit nëpërmjet Birit të tij, jo nëpërmjet mençurisë sonë. Njihe sa më mirë historinë e tij dhe do jesh gati.
3. Pyetjet pa përgjigje rrallë e pengojnë dikë t'i besojë Krishtit. Mendoje kështu, ti je i krishterë. Edhe ti ke pyetje të cilave nuk jua di përgjigjet. A të kanë mbajtur këto pyetje larg Krishtit? Mos mendo se duhet t'i kesh të gjitha përgjigjet përpara se të ndash besimin me dikë, nuk ke nevojë të dish çdo gjë.
Hamendësimi 2: S’jam Unë Për Këtë Punë
Një arsye tjetër pse shumë nuk arrijnë të ndajnë Krishtin është se supozojnë që ndarjen e lajmin të mirë mund ta bëjnë ca të tjerë që janë të prerë për këtë gjë. Kush e mban mend se çfarë i tha Perëndia Moisiu kur u ankua për dobësitë e tij, që s’ishte person i duhur për këtë punë? "Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?” Eksodi 4:11
Zoti ta ka dhënë personalitetin, përvojat dhe mundësitë për të ndarë lajmin e mirë. Ti je unik për të arritur njerëzit me lajmin e mirë, siç e bën ti ndarjen e lajmit të mirë se bën njeri. Sigurisht, disa prej nesh duhet të punojnë më shumë se të tjerët për të ndarë besimin tonë, por kjo nuk do të thotë që je i pakualifikuar.
Perëndia mund të përdorë ashtu siç je për të arritur të tjerët për Krishtin. Është pjesë e qëllimit pse Ai na ka lënë në tokë pasi zgjodhëm ti besojmë Jezusit.
Hamendësimi 3: Nuk Iu Kërkoj Dot Të Luten
Bibla na mëson se kushdo që thërret emrin e Zotit do të shpëtohet (Rom. 10:13). Shumë shpesh ne kënaqemi duke e ndarë lajmin e mirë me të tjerët pa I pyetur nëse ata duan ta thërrasin emrin Jezusin dhe të shpëtohen. Duam të jemi të sjellshëm. Disa kanë frikë se po e detyrojnë një person të shpëtohet ose po e shtyn të besojnë. Këto frikëra mund të jenë të sinqerta, por janë të pajustifikuara.
Nëse dikush të dëgjon kur i flet për Krishtin, është normale ta pyesësh: “A ke dëshirë t'i besosh Jezusit tani?”
Nëse thotë "Po", ndihmoje ta thërrasi emrin Jezus në lutje. Nëse thotë, "Jo" ose "Jo tani", edhe kjo duket normale. Gëzohuqë ata e kuptuan dhe e ke lënë derën hapur për biseda të mëtejshme. Mos I bjer shkurt prezantimit të ungjillit, jepu njerëzve një mundësi për ta zgjedhur Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar.
Hamendësimi 4: Heshtja
Së fundi, gabimi i vetëm më i madh që bëjmë në ungjillizëm është kur nuk e ndajmë me asnjëri. Ti ke miq, anëtarë të familjes, komshinj, kushurinj, bashkëpunëtorë dhe shokë klase që janë gati të flasin me
ty për Jezusin. Mund të mos i keni të gjitha përgjigjet dhe mund të bëni disa gabime. Megjithatë, gabimi më i madh është të heshtësh dhe të mos i tregosh asnjeriu. Mos rri pa e ndare lajmin e mirë, madje filloje që sot.
Sugjerime Praktike:
Së pari, mendo për njerëzit që do më shumë. Bej një listë me emrat e tyre dhe lutu për ta.
Së dyti, sapo të krijohet mundësia, fillo një bisedë që çon drejt ndarjes së Lajmit të Mirë.
Së treti, Vendos si synim që do të ndash lajmin e mirë me tre persona këtë javë. Nëse janë shumë, filloje me një person në javë.
Se shiko, në fund të fundit, është një gjërat e vetme që nuk do të duhet ta praktikosh në qiell, vetëm këtu në tokë e ke mundësinë t’i tregosh dikujt për lajmin e mirë.