9 Shkurt

A E Ke Përjetuar Ti Vetë Sa I Mirë Është Zoti?

A e ke menduar ndonjëherë: Si ka mundësi, që dikush e lexon se çfarë premton Perëndia dhe përsëri nuk e zgjedhin ta bëjë? E di çfarë pergjigje kam? Ndoshta… 

S’e Ka Përjetuar Vetë Sa i Mirë Është Perëndia. Nuk e di sesa i mirë është Ai. A të ka ofruar dikush një ushqim të ri për ta provuar që dukej i çuditshëm në dukje dhe ti the, Jojo, nuk dua ta provoj. Po është i mirë, jojo, nuk dua ta provoj. 

Ishte para ca vitesh kur kam ngrënë për herë të parë fruta deti të marinuara, ashtu të gjalla. Une jam çik nazeli me gjërat që ha, dua të jenë të ziera mirë, mishi shumë i pjekur. Isha me Adën në Durrës dhe Ada donte të më bindte të provoja fruta deti të marinuara. Pa skuq? Pa u pjek në furrë? Jooo, këmbët e oktapodit me dukeshin sikur po lëviznin akoma. Joo, nuk i provoj. Por gruaja insistonte, provo vetëm një. Dhe më shijuan aq shumë, aq sa nuk e kisha menduar. 

Duket e njëjta gjë kur iu flet disa njerëzve për Biblën, për të ardhur në kishë, për të shërbyr: popo, kam shkuar dhe unë në kishë kur isha i vogël. Di ca histori, si sot i mbaj mend. Jam pagëzuar kur isha fëmijë. Isha në një kamp të rinjsh një verë… Dhe ty te vjen ti thuash, Po provoje tamam, mbushe lugën, jo sa për shije. Bibla thote… Psalmi 34:8 Provojeni(shijoni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

Ka njerëz që nuk duan t’i provojnë gjërat e Perëndisë. Disa edhe mund të jenë të mërzitur nga gjëra që kanë dëgjuar ose nga ai/ajo që ua shërbeu atë lloj ushqimi. E mori inat atë personin dhe prej tij/saj ka marr inat dhe Perëndinë sepse ushqimi që të shërbeu ai personi s’të ngjiti fare. Jojo, nuk dua të vij në kishë. Jam djeg nga supa i fryj kosit. Nuk dua ta provoj, e provova çik, s’me ngjiti, ciao 

Pali iu thote kishës në Efes: Efesianëve 3:18-19 Lutem që… të mund të kuptoni bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia e thellësia e dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit, e cila tejkalon çdo dije, që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.

Kjo është lutja ime edhe për ty. Lutem që do të ngopesh me gjithë plotësinë e Perëndisë. Jo sa për shije por ngopje me praninë e Tij. Provoje, shife, shijoje sesa i mirë është Zoti.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>