10 Shkurt

Si Bëhesh I Drejtë Para Perëndisë?

Jezusi tha, lum ata që janë të uritur, etur për drejtësi. Për çfarë drejtësie e ka fjalën Ai? Dy kuptime: 

Së pari: Drejtësi = Të jesh i drëjtë para Perëndisë. Për shkak se të gjithë njerëzit janë mëkatarë, mëkati i ndau nga Perëndia. Dhe nuk janë më miq por armiq me Perëndinë. DHE kur Jezusi pagoi për mëktatin, u hoq armiqësia dhe u drejtësuan. 

Ja si thuhet te Romakeve 3:25 Perëndia e kushtoi Jezuin si fli pajtimi, që përmes besimit në gjakun e tij të tregojë drejtësinë e tij për faljen e mëkateve të kryera më parë.
Jezusi pagoi për mëkatet tona, ne u bëmë të drejtë para Perëndisë, u drejtësuam para Tij me gjakun e Jezusit. Kjo është drejtësia e parë. Së pari rregullojmë punën me Krijuesin, duke zgjedhur Jezusin, marrin drejtësinë e tij dhe Perëndia na shikon të drejtësuar. 

Jemi patuar, jemi bërë shokë, jemi bërë miq me të, me Perëndinë, nëpërmjet Jezusit. Kjo i ndryshon gjërat sepse kur ti lutesh, bisedon me Perëndinë si i pajtuar me të, jo me frikë por si me një mik të ngushtë. Dhe ndihesh rehat në bisedë me të, si me një shok. Të jesh i etur, uritur për drejtësi, së pari, drejtësohesh me Perëndinë, duke besuar në pagesën që bëri Jezusi në kryq. Dhe pasi ke marrë atë drejtësi je bërë mik me të. 

Nëse nuk ke besuar më parë, nëse nuk e ke marrë këtë drejtësi, zgjidhe sot. Sepse kjo do të ngopë! Pajtimi me Perëndinë, së pari miqësia me Perëndinë. Nëse nuk e ke këtë miqësi, sot është mundësia, për tu pajtuar, për tu drejtësuar nga Ai. Na shkruaj që të ndihmojmë. Ose përshpërit një lutje si kjo më poshtë për ta pranuar Jezusin në jetën tënde që sot: 

Atë, o Perëndi, vij para teje në emrin Jezus. Unë besoj që ti më ke krijuar, ti më do. Dua sot të them ty: Edhe unë të dua! Me aq sa di dhe kuptoj, Jezus kërkoj të vish dhe banosh në jetën time. Eja në jetën time tani, pastroje rrëmjunë që do të gjesh aty. Unë pendohem që kam jetuar me kokën time. Sot të zgjedh Ty të vish në jetën time, ta pastrosh dhe ta drejtosh nga sot e tutje. Faleminderit që më quan bir—bijë. Më mëso ditë pas dite si të nderoj ty dhe jetoj jetën siç të pëlqen ty. Amen! 

Së dyti, Drejtësi = Të jetosh me drejtësi në tokë. Të ecësh, të jetosh me parimet e Tij. 

Shpesh gjen njerëz që thonë, unë kam parimet e mia, kam drejtimin tim, kam mendimin tim. Perëndia iu thotë: Ok, vazhdo me drejtimin tënd, nëse ngec rrugës me thuaj

Shiko, nëse e nxjerr Perendinë nga jeta, nëse jeton sipas kokës tënde, gjithmonë do çojë në një pikë fundore. Kush e di historinë e djalit plangprishës. Ai tha një gjë të ngjashme. Dua të jetoj larg Atit, dua të jetoj sipas mendjes timeOk, vazhdo, i tha Ati. Po ngece rruges me thuaj. Kur ai ngeci, i thirri mendje dhe tha: Do kthehem tek Ati. Rruga e tij pa Perëndinë e cojë në një pikë fundore siç thuhet te:

Fjalët e Urta 14:12 Është një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes. Nuk ka kuptimin e vdekjes fizike, si thonë plakat kur permend vdekjen? Larg o Zot, larg o Zot… por vdekje emocionale, vdekje e ëndërrave, gjërave që i quaje të rëndësishme, ato nuk po ecin më. Ngecesh në një rrugë pa krye. Nuk e ke me atë deshirën që kishe.

Çfarë të bëjmë për të patur një jetë të drejtë? Mund ta kemi jetën e drejtë në tokë vetëm nëse e jetojmë sipas modelin që ka Perendia për ty. Modelin e ke te Bibla. Edhe pse shumica nuk duan ta njohin Biblën si autoritet dhe parimet e saj si vlera të jetës së përditshme. Ti, ti zgjidh që të mos levizësh prej saj dhe parimeve që ka ajo. 

Ja nje premtim super për ata që zgjedhin të ecin në rrugën e drejtësisë: Fjalët e Urta 12:28 Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje. E di cili është kuptimi, i fjalës jetë aty, jetë e plotë, bollëku i jetës, jetë e ngopur. 

A është e lehtë të jetosh një jetë të drejtë çdo ditë? Jo! Madje një nga lumturitë thotë: Lum ju kur do t’ju përndjekin sepse po jetoni jetën e drejtë siç i pëlqen Perëndisë. Por ama ia vlen ta synosh dhe të përpiqesh çdo ditë me fuqinë e Frymës dhe udhëzimin e Shkrimit për të jetuar një jetë të drejtë. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>