13 Shkurt

A Kujdeset Perëndia Për Mua?

"Por ndodhi që, mbas një kohe të gjatë vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtë e Izraelit rënkonin për shkak të skllavërisë; ata bërtitën dhe britma e tyre për shkak të skllavërisë u ngjit deri tek Perëndia. Kështu Perëndia dëgjoi rënkimin e tyre, dhe Perëndisë iu kujtua besëlidhja që kishte përfunduar me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin.  Dhe Perëndia shikoi bijtë e Izraelit, dhe Perëndia u kujdes për ta".  Eksodi 2:23-25

Populli i Perëndisë sapo ishte çliruar nga kombi më i pushtetshëm në tokë—Egjipti. Egjipti i kishte skllavëruar Hebrenjtë dhe kishte sunduar mbi ta me një grusht të hekurt. Për 400 vite dukej sikur Perëndia i kishte harruar bijtë e Tij. Perëndia dëgjoi dhimbjen e tyre; e pa popullin e Tij në skllavëri dhe kujtoi besëlidhjen e Tij—premtimin që i kishte bërë Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.  Teksti thotë: “Perëndia u kujdes për ta.” 

Kjo është një e vërtetë që mund të mahnisë për gjithë jetën. Si është e mundur? Pse Perëndia—Krijuesi i universit përtej çdo njehësimi ose llogaritjeje, i gjithëdijëshmi, i gjithëpushtetshmi dhe i përjetshëmi—pse duhet një Perëndi si Ai të kujdeset për dikë si unë ose ti? Ne jemi vetëm grimca të vogla pluhuri në një botë që vështirë se është më e madhe se një kokërr rëre në një kozmos të pafund. 

Por Ai kujdeset për secilin prej nesh, ashtu siç u kujdes për popullin e Tij të skllavëruar në Egjipt. Është i njejti Perëndi që mund të kujdeset për ty. Ai të shikon, thërriti Atij, kërkoji Atij. 

Pëshpërit një lutje: 
Zot faleminderit o Perëndi që na shpëtove nga skllavëria e mëkatit siç shpëtove popullin tënd nga skllavëria në Egjipt. Faleminderit Perëndi për sakrificën tënde të madhe që dhe gjithçka për të më shpëtuar dhe për të më nxjerrë nga errësira... Ti je historia ime e madhe e shpëtimit dhe lutem që njerëzit anë e mbanë botës do ta shohin dhe do ta kuptojnë se Ti je shpëtimi dhe Ti je gjithçka kanë nevojë. Lutem në emrin Jezus për nevojën time ..... të lutem më jep, të lutem siguro, të lutem bëj për mua.... Besoj dhe lutem në emrin Jezus, amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>