23 Shkurt

Si Mbahet Zemra e Pastër? Së dyti…

Cila është e dyta, për ta mbajtur zemrën e pastër? Së pari beso kollaj premtimet e Perëndisë, mbaje zemrën e pastër, mos perziej gjera te tjera me frikë, dyshim, mosbesim. Shohim të dytën sot dhe nesër të fundit, të tretën. 

Fal Shpejt Dhe Kollaj. Tregohet një histori, sesi njerëzit e një fshati po sëmureshin nga uji dhe nuk po e gjenin se çfarë ishte. Një ditë disa burra fshatin e ndoqën lumin që sillte ujin deri te burimi. Dhe gjetën që kishte ngordhur një lopë mu në mes të burimit. Prandaj po sëmureshin sepse uji po ndotej nga lopa e ngordhur.
Ata thjesht e hoqën lopën e ngordhur dhe shpejt uji u pastrua dhe u bë i pijshëm përsëri.  
E njëjta gjë me zemrën. Sa herë që mbledh lëndime, mosfalje ose i merr personalisht gjërat ose xhelozi apo të tilla. Është si puna e lopës së ngordhur që e ndot zemrën tënde.
Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës. Fjalet e Urta 4:23
Ruaje se çfarë hyn në zemrën tëndeKur i lë vend një ofendimi, e përtyp, e rimendon ajo gjëja zmadhohet dhe fillon të zemërohesh dhe të kërkosh hakun tënd, të vendosësh drejtësi sipas modelit tënd. 

Nëse po bën përgatitje në mendjen tëndë, se çfarë do t’i thuash atij personit kur ta takosh, si do tregosh qefin, ti po fillon ta helmosh burimin tënd. Pa e kuptuar, po largohesh nga bekimet që vijnë nga një zemër e pastër. Një herë të mjergullon dyshimi, tani të helmon zemërimi dhe fillon duke u ngrutësuar zemra.
Madje, për të martuarit, divorci vjen nga ngurtësimi i zemrës tha Jezusi. Ai tha, Moisiu ju lejoi të divorcoheni për shkak se ju keni ngurtësuar zemrat ndaj njeri-tjetrit. Zemra kalçifikohet kur ti lejon një gjë pastaj një tjetër, pastaj një tjetër, derisa ngurtësohet zemra dhe nuk ndjen më për atë person. 

Por, kur ti si bir/bijë i Perëndisë thua: Nuk do e fus këtë gjë në zemrën time. Ti po zbaton vargun që thotë “dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj.” Efesianeve 4:26b
Ruaje zemrën me kujdes, mbaje të pastër, mos mblidh mbeturina aty. Fal kollaj dhe sa më shpejt. Inati madje të dëmton shëndetin, po i fut vetes helm.
Kështu që hiqe lopën e ngordhur nga burimi i zemrës që të dali i fresket uji nga burimi i saj. Ja si thuhet po te Efesianëve: Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.
Efesianeve 4:31
Por, e kundërta… Por jini të mirë dhe të mëshirshëm (dhembshur) njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. Efesianeve 4:31

Fal shpejt dhe kollaj sepse kjo e mban të pastër, e ruan të pastër zemrën tënde. 

Mesazhin e plotë mund ta ndjekësh të ky linku: https://youtu.be/qaJn2QtwDG4


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>