E fundit sesi ta mbajmë zemrën e pastër. Së pari kur Besojmë shpejt dhe kollaj Fjalën e Perëndisë, premtimet e Tij. Së dyti kur Falim shpejt dhe kollaj. Cila është e treta?
Pendohu Sa Më Shpejt. Përsa kohë jemi në këtë botë, kemi gjasa që të tundohemi dhe të mëkatojmë herë pas here. Kjo nuk e ndryshon atë që fitove kur besove Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar por ka të bëjë me atë që mund të ndodhë sot. Ja si thotë Gjoni, dishepulli i Jezusit: Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin. 1 Gjonit 2:1
Unë do e interpretoja kështu: Djema të mi, bija të mia, ju dua fort, aman mos mëkatoni por nëse ndodh, kujtohu që e keni një avokat, ndërmjetësin para Atit, Jezu Krishtin.
Disa herë mund të themi, po e ka hak ai, e do një të shame ai, e do një kështu e një ashtu. E kam hak të inatosem dhe të hakmerrem ndaj tij, ndaj saj. E meriton mos ta fal as mos ti fol me gojë.
Por kjo e njollos zemrën tënde. Ti po mundohesh të vendosësh drejtësi dhe zemra jote po bëhet krenare. Që zemra të rrijë e pastër kur mekatoj, nuk ka nëse mëkator sepse çdo njeri mëkaton. Nese ti mendon që nuk mëkaton dhe nuk bën gabime, po gënjen thotë Shkrimi.
Por kur mëkatoj, sapo mëkaton, kerko falje dhe pendohu për atë që mendove, që the, që bëre. Pendohu do të thotë, kthehu në drejtimin tjetër. Dhe ky qëndrim, pendimi e mban zemrën të pastër.
Nuk është e lehtë të pendohesh dhe ta mbash zemrën e pastër. Por Jezusi tha, lum ata që janë të pastër në zemër, që e mbajnë zemrën e pastër. Dhe jo siç thuhet te Zbulesa për gruan që quhej Jezabel, Zoti thotë, i dhashë kohë që të pendohej, por ajo nuk po pendohet.
Mos ji i tille, që refuzon të pendohesh. Sepse sa më shumë që mbledh mëkate brenda vetes ti fillon dhe e bind veten që, nuk jam dhe aq i keq, sepse kam parë më keq.
Madje kur dikush të vë në dukje diçka për të ndryshuar mos kalo në mbrojte: Shif veten tënde ti, pse je ti më i mirë së unë.
Unë kam qef të mbrohem kur më kritikon dikush sidomos gruaja. Kur ajo më vë në dukje diçka për të ndryshuar filloj: Por jo, se nuk është ashtu siç duket, se unë e bëra këtë sepse… unë e thashë këtë sepse…
Jam mjeshtër për të mbrojtur veten, më vjen shumë natyrshëm.
Pranoje me përulësi edhe te kritikat më keqadashëse,ka dicka per te mesuar. Jo më ato dashamirëse.
Çfarë të thotë Fryma, a ka diçka që e ka ndotur zemrën tënde?
Fillo duke besuar që Jezusi vdiq në kryq për ty, pagoi në vendin tënd, u ringjall të tretën ditë dhe kush e beson është i faluar, Jezusi të jep nje zemer te re.
Pasi ke marrë faljen dhe zemra është bërë e pastër, mbaje të tillë duke besuar shpejt dhe kollaj se çfarë thote Perëndia për ty, beso Fjalën e Tij, premtimet e Tij.
Së dyti, ruaje të pastër me faljen, fal shpejt të tjerët, çfarëdo që mund të kenë bërë që edhe ti të marrësh faljen e Atit. Së treti, ruaje të pastër me pendimin, sa herë që Fryma të bind, për një fjalë që the më shumë, për një mendim, për një gjë që ke bërë, që nuk e nderon Perëndinë.
Sepse premtimi është: Lum ata që e kanë zemrën e pastër sepse ata do e shohin Perëndinë.
Nëse ke dëshirë ndiqe mesazhin e plotë të ky link: https://youtu.be/qaJn2QtwDG4