28 Shkurt

Cili Është Hapi 2 dhe 3 Në Zgjidhjen e Konfliktit?

Sepse Shkrimi thotë: Lum ata që përpiqen për paqen (lum paqebërësit), sepse ata do të quhen bij të Perëndisë. Mateu 5:9 

Këtë javë do të shikojmë hapa praktikë sesi të zgjidhësh një konflik. Dje ishte: Si ta hedhësh ti hapin e parë. Le të shikojme sot hapi dy dhe tre. 

2. Kërkoi Urtësi Perëndisë. Si fillim, ti e vendose, e hodhe hapin, po shkon për të folur me atë personin, që ke një tension e more guximin, tani kërkoi urtësi Perëndisë për gjërat që do të thuash. Siç thuhet te Jakobi, nëse të duhet urtësi kërkoja Perëndisë.
-A lutemi tani: “Atë, në emrin Jezus me jep kurajon për tu marrë me atë që po mundohem ta largoj, ta shmang… 
Burra, gjëja më “burrërore” për të bërë këtë javë mund të jetë kjo: Gjej kurajon dhe shko takoje atë personin me urtësinë që të ka dhënë Perëndia. 

Hapi tre për të zgjidhur një konflik: 
3. Filloje Duke Pranuar Pjesën Tënde Të Fajit. Je ulur për kafe me të, je te shtëpia, kudo që je ulur. Mos fillo duke akuzuar apo duke ia hedh personit tjetër fajin. Merr përsipër pjesën tënde të fajit. Ka gjasa që mund ta ketë ai personi shumicën e fajit, por ama filloje me pjesën tënde.
Bibla thota, konflikti ka dy shkaqe: 
1-egoizimi, fokusi vetem te vetja ime. Nëse je plot dashuri, plot hir për të tjerët, asgjë nuk të bezdis apo acaron nga ai person. Nëse jam plot me Jezusin, s’ka gjë që me bezdis. Por kur e kam mendjen veç te vetja ime, çdo gjë më bezdis, do të më acaroje, nese nuk thua diçka të mirë për mua, nëse nuk më lavdëron mua. Nëse e kam mendjen vetëm tek vetja ime, mund të më lëndosh shumë lehtë.
Nga ana tjetër, nëse jam në paqe me Perëndinë dhe me veten time, nuk ka gjë në botë që mund të më lëndojë. Jakobi 4 Luftërat, tensionet, grindjet i sjellin dëshirat egoiste në ty. 
Kur kam paqe përbrenda, gjërat e tjera jashtë nuk më shqetësojnë.
Çiftet thonë, në fund para se të divorcohen, ne nuk përputhemi më me njëri tjetrin. Nuk shkojmë më, me njeri tjetrin. Në fakt nuk ka përputhje, asnjeri nuk përputhet me ty sepse jemi ndryshe, ti je shumë unik. Ama, ti zgjedh për ta dashur, për të jetuar me të, për të ndërtuar familje me të.
Nëse po lexon tani dhe po e shtyn martesën tënde drejtu divorcit, dua të them dy fjale troç: Shoku, BËHU BURRË, jepi drejtim, boll u qarravite. Papjekuria sjell divorce, të sjellurit si kalamaj sjell divorce. O kështu si them si unë o ska, më mirë të ndahem sesa të ndryshoj, ky qëndrim sjell divorce.
Unë dhe gruaja ime jemi shumë shumë ndryshe. Martesa kështu është, nuk të tërheq e njëjta, por e kundërta dhe sa më të kundërt që të jeni aq më shumë do të keni mundësi që të rriteni si cift.  Qëllimi kryesor i martesës
nuk është t’ju bëjë të lumtur por t’ju bëjë të shenjtë si Jezusi. Unë kam mësuar më shumë nga gruaja ime sesa nga ndonjë person tjetër sepse ajo është shumë ndryshe nga unë.
A do që të rritesh, te forcohesh? Apo thua, unë më mirë të “vdes” sesa të ndryshoj dhe të rritem?

Ia vlen gjithmonë, po gjithmonë ama është më mirë të zgjidhësh një konflik sesa të shkatërrosh një marrdhënie. Nëse s’do ishte për Jezusin, ne si çift do ishim ndarë që ne fillet e lidhjes.
Çfarë do të kishte ndodhur nëse do i dorëzoheshim dëshires për ta prishur lidhjen tonë? S’do kishim fëmijët që kemi, shërbesat që drejtojmë, njerëzit që kemi sjellë te Zoti … . Nëse do të kishim dëgjuar zërin e frikës.  

Unë natyrshëm mendoj për veten time edhe ti po ashtu. Shkaku i dytë i konfliktit është:
2. krenaria, krenaria lëndohet kollaj. Krenaria sjell vetëm grindje. Fjalet e Urta 13:10 Mendo një konflik që po kalon tani? A të jap një sekret për ta zgjidhur, një fjali “magjike” që po ia the atij personin do të ndryshojnë gjërat: Më fal që të lëndove, po mendoja vetëm për veten time!
Asnjëherë se ke thënë me shumë gjasa, por duhet ta themi shumë më shpesh. Sepse kjo e “fik” krenarinë. Të gjithë kemi dobësi. Por janë dhe disa dobësi që ti nuk i shikon, janë si pika qorre, nuk i dallon dot.
Mateu 7 Pse shikon lëmishtën te syrit tjetrit kur ti nuk shikon trarin te syri yt.
Para se të heqësh diçka që ka te syri gruaja, burri, shoku/shoqja… hiq më para shtyllën e dritave që ke në syrin tënd. 

Prano pjesën tënde të fajit së pari, pastaj merru me tjetrin. Nesër do të shikojmë hapin 4 në zgjidhjen e një konflikti. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>