7 Mars

Lum ju kur do t’ju persekutojnë…

Lum ju kur do t’ju persekutojnë… . Çfarë duhet të mbajmë mend dhe çfarë duhet të bëjmë kur kalojme forma presioni, persekutimi. Të nxis të ndjekësh ndarjet e kësaj jave sepse do të kenë këtë fokus.

TRE gjëra për t’ia kujtuar vetes. Opozita, kundërshtitë për shkak të besimit…
A-Më Bën Më Shumë Si Jezusi. Jezusi kaloi kundërshtime, opozitë dhe shumë fare madje. Ja si thuhet: 
“Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jushPo të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urrenKujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t'ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.” Gjoni 15:18-20

Prit pak, nëse synimi ynë është të rritemi, të maturohemi në masën, në ngjasim me Jezusin, në gjërat si mendojmë, ndjejmë dhe bëjmë. Ka gjasa që do të duhet të kalosh nëpër të njëjtat gjëra siç kaloi Ai. Jezusi kishte momente që ishte vetëm, u tundua, u zhgënjye, u lodh, e sulmuan, e kritikuan, sajuan gjëra për të që nuk ishin të vërteta, gënjyen për të… . Tani, pse mendon ti që Perëndia do t’i kursejë ty këto gjëra, kur nuk ia kurseu Birit të Tij? Do përjetosh të njëjtat gjëra ndërsa bëhesh më shumë si Jezusi. Prandaj them që Krishtërimi, të ndjekësh Jezusin me gjithë mend, nuk është “sport” për ngordhalaqë, për ata që e kanë cipën e hollë dhe mërziten për gjërat më të vogla. Jezusi tha, nëse më urryen mua, do të urrejnë edhe ty. Nëse më kanë përndjekur mua do të përndjekin edhe ty. 

Jezusin e urrenin shumë sepse ligësia e urren të mirën. Ja si thuhet: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.” Gjoni 3:19 Nëse unë rri në një dhomë të errët për 10 orë dhe ti vjen dhe ndez dritën direkt, do të më vrasë sytë. E njëjta gjë, njerëzit që ecin në rrugët e mbrapshta, kur iu thua të vërtetën, iu vret sytë, mbrohen, nuk e duan. Fike, fike dritën. Nuk ështe e rehatshme fare. Njerëzit edhe sot e duan errësirën më shumë sesa dritën. 

Ja si thuhet te 1 Pjetrit 4:14 Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet. Shkrimi thotë, të lumtë, nëse të fyejnë sepse dallojnë Frymën e Perëndisë tek ty. Konsideroje kompliment. Sepse nëse ti ngjan me Jezusin gjasat janë, do të kritikohesh patjetër në një mënyrë ose në një tjetër. Nëse nuk po kritikohesh pyete vete: Ore sa ngjaj unë me Krishtin, se nuk po marr kritika fare? Çfarë po bëj gabim, mos janë bërë si gjithë të tjerët dhe nuk dalloj më fare nga ata

Pra, se pari, duhet t’ia kujtoj vetes: Jezusin e kritikuan, e tallën, e përqeshën, e fyen, e sulmuan. Kështu që sa më shumë që ngjaj me Jezusin do kaloj gjëra që kaloi dhe ai. Është kompliment për mua, është afirmim.
E dyta, që duhet t’ia kujtoj vetes. Opozita, kundërshtitë…   

B-Do e Forcojnë Besimin Tim. Siç forcohet trupi. Trupi nuk forcohen duke ndenjur në divan dhe ngrënë kokoshka. Forcohet nga stërvitja nga ushtrimet fizike, nga zgjatjet, nga ecja, duke ushtruar një lloj sforcimi. E njëjta gjë me besimin, kundërshtitë, sforcimet, zgjatjet, sfidat e forcojnë atë. Nëse spo has asnjë lloj opozite, besimi yt nuk po rritet. Prandaj ata që janë besimtarë më të fortë janë ata që po kalojnë sfida të mëdha. Dhe me shumë gjasa nuk janë në Shqipëri. Por janë në ato vende kur iu vihet pistoleta në kokë dhe iu thuhet: Mohoje që beson te Krishti ose do të vdesësh tani. Kjo ndodh në vende të botës çdo ditë.
Ja si thuhet te 1 Pjetrit 1:7 Që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit.
Ky besimit yt i çmuar, qëndron pasi kalon sprova dhe kur e kalon do të tregoje, do i japë lavdim Krishtit. Dhe do të shpërbelesh për qëndresën tënde. Vijmë te… 

C-Do Të Më Sjellë Shpërblime Të Përjetshme. Nuk shkon kot asnjë nga kundërshtimet që has për shkak të besimit tënd. Jezusi tha: Mateu 5:10-12 Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush.
Lum ata që janë të përndjekur për hir të drejtësisë, për hir sepse po i bëjnë gjërat sikur të ishte Jezusi vetë, ata do të shpërblehen. Nuk thotë do të shpërblehesh sepse je pa takt sepse po sillesh si gjo e egër apo shpërblim kush shan më shumë, bonus kush ofendon më shumë. Ka njerëz egoist që ngordhin të sulmojnë dhe ulin poshtë të tjerët. Dhe nëse je i tillë dhe po të sulmon një tjetër nuk quhet përndjekje, quhet larje hesapesh, po korr atë që ke mbjell.
Shpërblimi që përmend vargu është kur kalon gjëra sepse ke qëndrimin si të Jezusit.  
Këto janë tre gjërat kur has opozita ose vështirësi për shkak të besimit. Nesër do të ndaj 6 gjëra që s’duhen bërë sa herë has opozitë, kundërshim, vështirësi për shkak të besimit, për shkak se dallohet që ti je ndjekës i Tij. 

Për të ndjekur të plotë mesazhin po ndaj këtu linkun me ty:https://youtu.be/mCH0_VKmKx4 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>