Në fakt është puna me një skuadër që e bën një ëndërr të ndodhë, por ëndrra kthehet në makth kur drejtuesi ka një skuadër të keqe. Kur flasim për drejtimin e kishës, nuk është gjë që bëhet vetëm. Ne kemi nevojë për skuadër. Na duhet të bëjmë më shumë dishepuj dhe të fuqizojmë sa më shumë drejtues për të përmbushur misionin që na dha Jezusi.
Po dëgjoja një podcast për këtë dhe ai që po fliste e mbylli: Duhen dy gjëra për rritjen e kishës: Shtimi i sa më shumë drejtuesve dhe të kesh sisteme të mira. Problemi është se disa kisha nuk janë gati për më shumë drejtues të rinj. Ka kisha që krijojnë një kulturë ku vullnetarët kanë frikë të fillojnë diçka, të provojnë gjëra të reja ose të hedhin hapa të rinj. Dhe frikëra të tjera që nuk i ndihmojnë të rriten si drejtues.
Ja disa ide që uroj të jenë ndihmë nëse ke dëshirë të shtosh ose rritesh sa më shumë drejtues të rinj:
1. Drejtuesi së pari duhet të rritet vetë shpirtërisht dhe personalisht. Ai mund të bëhet pengesa më e madhe për rritjen e skuadrës.
2. Gjithmonë në skuadër ka vend për një drejtues më shumë.
3. Me pak përjashtime, askush nuk skualifikohet nga skuadra, çdo person bën për të qenë pjesë e skuadrës time.
4. Të dyfishosh skuadrën do të thotë po dyfishon ndikimin. Për të arritur më shumë njerëz, rrit më shumë drejtues. Drejtuesit që janë bërë pjesë e skuadrës, kanë më shumë gjasa të sjellin drejtues të tjerë.
5. Drejtuesit rriten më mirë në marrëdhënie personale, ballë për ballë. Jo me emaile, mesazhe, grupe në WhatsApp. Duhet takimi tek për tek me ta.
6. Do filluar me një vizion, me një pamje të plotë, se si duket një drejtues i pjekur. Përndryshe nuk mund ta dimë se ku po i çojmë njerëzit.
7. Rritjes së drejtuesit i duhet një proces i qëllimshëm me hapa të përcaktuar.
8. Ne duhet të drejtojmë shpirtërisht, jo të drejtojmë vetëm ngjarje dhe takime. Në kishë, dishepullimi dhe rritja e drejtuesve janë pothuajse të ngjashme.
9. Drejtuesët e rinj kanë nevojë për lejen tënde që të provojnë, të dështojnë dhe të kenë sukses. Disa lidera super të mirë janë thjesht duke pritur për lejen nga ty që t’ia nisin diçkaje.
10. Drejtuesi iu siguron njerëzve mjetet, burimet, buxhetin dhe inkurajimin për të pasur sukses – jo vetëm rregulla dhe burokracira.
11. Ne përpiqemi që drejtuesit e rinj të kenë sukses. Iu japim dorën rrugës që të kenë sukses në ato gjëra që iu kemi besuar.
Është pastori bashkë me drejtuesit, skuadrën e tij që e përcaktojnë “temperaturën” shpirtërore të kishës. Për tu rritur si kishë, shërbesë: Bëj sa më shumë drejtues dhe sisteme të mira dhe sigurohuni që kisha, shërbesa, organizata jote do të ketë një mjedis të shëndetshëm në të cilin drejtuesit mund të shpërthejnë.