Si i zgjidh problemet me të majtën apo me të djathtën
Edhe pse ndryshojnë pak nga mënyra sesi funksionojnë të dy hemisferat e trurit, nuk është e vërtetë që janë të ndara me thikë që dikush është vetëm racional dhe zgjidh gjërat me llogjikë sepse përdor hemisferën e majtë. Dhe dikush tjetër është vetëm krijues, me ngjyra më shumë gjëra të tilla sepse përdor më shumë hemisferën e djathtë.
Truri është aq kompleks sa s'ka më. Sepse ka mbi 100 milion neurone dhe peshon vetem 1.4 kg. Edhe pse diku te 2% e peshës së një njeriu harxhon 20% e energjisë trupore. Hemisferat janë kaq të lidhura bashkë.
Por sipas idesë truri majtë vs. truri i djathtë, çdo njeri ka një anë më dominante që ndikon personalitetin, mendimet, sjelljen. Njerëzit që ndikohen më shumë nga truri i majtë janë më analitikë, llogjikojnë më shumë, më të fiksuar pas detajeve dhe fakteve, numrave, flasin fjalë më shumë sesa imagjinojnë.
Kurse njerëzit që ndikohet më shumë nga truri i djathtë janë më krijues, mendojnë më lirshëm, mund ta shikojnë pamjen e plotë pa ndodhur, kanë intuitë, imagjinojnë më shumë sesa flasin.
Por një studim i bërë në 2013-tën thotë që nuk është kaq e prerë, pasi studiuan trutë e një mije njerëzve. Ata i përdorin gati njëlloj të dyja hemisferat.
Ndryshimi ndodhte kur personave u jepej një punë specifike. Ose shprehen ndryshe kur vjen puna te emocionet, truri idjathtë është më emocional. Ose kur flasin truri i majtë flet më shumë, kurse i djathti do kohë të shprehet sepse imagjinon më shumë. Janë më të vëmendshëm truri i majtë, i djathti shpërqendrohet më lehtë.
Por ideja është se nuk janë të prerë 100% të djathtë ose të majtë. Kështu që çdo person që ka anën e majtë të trurit më tëfortë mund të vijë me ide krijuese ose imagjinatë të re dhe ata që kanë anën e djathtë më të fortë mund të organizojnëidetë e tyre dhe të krijojnë sisteme për to.
Trazojmë ide:
Si mendon ti për veten tënde, anon me shumë nga ana e majtë apo e djathtë? Nëse anon nga ana e majtë e hemisferës sëtrurit, ana logjike dhe racionale, shkruaj një ide krijuese sesi do ta zgjidhësh një ose dy probleme që po has këto kohë.
Nëse anon nga ana e djathtë, shkruaj si do t'i organizosh 1-2 idetë e reja që ke patur së fundmi, një radhë nga ideja deri tëralizimi, me hapa të qartë.
"Mendjen e kemi për gjetur ide, por jo per t'i mbajtur aty." -David Allen