Shkrimi thotë: Nderoje tjetrin më shumë se veten. Dua të ndaj me ty 4 hapa praktike, si të jetojmë ashtu siç i pëlqen mbretit Jezus në një kulturë përçmuese, si të tregojmë nderim dhe vlerësim. Dy do t’i ndaj sot dy nesër.
Kë duhet të nderojmë:
-Ndero Perëndinë (Fjalët e Urta 3:9)
-Ndero prindërit (Eksodi 20:12)
-Ndero autoritetin (Romakëve 13:1-7)
-Ndero drejtuesit shpirtëror (1 Timotuet 5:17)
-Së pari, Ndero Perëndinë sepse në fund të fundit Atij do ti japim llogari. Nderoje Perëndinë që atë dite kur do të dalësh para tij, Ai të thotë: Të lumtë shërbëtor i mirë dhe besnik. Hyr në praninë time. Mirë erdhe në shpi! Mund të ketë 100 njerëz që mendojnë se ti je i çuditshëm por më e rëndësishmja është: Çfarë mendon Perëndia? Lëvdatat dhe kritikat e njerëzve, trajtoi si çamçakëz. Merr diçka prej tyre por mos i gëlltit poshtë.
-kur dikush të përgëzon, thuaj faleminderit dhe hidhe “çamçakizin”.
-kur dikush të kritikon, pyet veten, a ka diçka që duhet të përmirësoj, gjeje dhe ndryshoje por hidhe “çamçakizin”. Nëse e gëlltin, kur të lavdërojnë do të “rritet koka”, kur të kritikojnë do të hidhërohet zemra. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë njerëzit për ty por çfarë mendon Mbreti yt për ty, çfarë mendon Jezusi për këte gjë. Çfarë thotë fjala e tij. Ndero Atë të parin!
-Ndero Prindërit. Kjo ka qenë shumë më e lehtë dikur, por po bëhet më e veshtirë tani. Ka të rinj që thonë: “po ku di babi im, plaku im, plaku im s’mush mirë, është me të vjetrën, ku di ai, ku di mami im.” Nderoi prindërit sepse ata përdori Perëndia për të sjellë ty në tokë. Ata të rritën, të edukuan. Veç të numerosh sa pampersa të kanë hequr, veç për aq ti nderosh. Një vit e ½ deri 2 vjet pampers, disa fëmijë i mbajnë më gjatë. Nga 2-3 në ditë, në ditë normale, s’po llogarisim ditët me heqje barku që bëhen 5-6 pampersa në ditë. Dhe pa llogaritur gjëra e tjera që prindërit kanë bërë për ty. Është premtim me kusht: Ndero prindërit që të kesh jetë të gjatë. Më duket sikur të rinjtë sot duan të vdesin shpejt. I trajtojnë prindërit sikur s’duan të jetojnë fare. Ore, është premtim me kusht, a do jetë të gjatë? Ndero prindërit!
Nesër do të ndaj për dy grupe të tjerë që Shkrimi thotë që duhet t’i nderojmë. A themi një lutje të shpejtë?
Përshpërit një lutje
Faleminderit Atë që më udhëzon në Shkrim që të nderoj të tjerët më shumë se veten. Së pari dua të nderoj ty sepse ti je Ati im, Krijuesi im, ti më solle në jetë. Më ndihmo të vendos të parin e jetës dhe të nderoj me jetën time. Atë, në emri Jezus, më ndihmo të nderoj prindërit e mi, faleminderit që përdor ato prindër për të më sjell mua në jetë. Kur ëshët e nevojshme me jep forcë për të falur, për ti dashur pa kushte dhe për tu kujdesur me nderim për ta. Në emrin Jezus, amen