10 Prill

Po Unë, A Duhet Të Bëj Diçka?

Dhjata e Re na tregon se duhet të bëjmë diçka që ta pranojmë dhuratën e Perëndisë. Ky është hap besimi. Gjoni 3:16shkruan se Perëndia e deshi aq shumë botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin dhe kushdo që beson në Të, nuk do të humbasë, por do të ketë jetën e përjetshme
Të “besosh” përfshin një hap besimi që bazohet në gjithë atë që dimë për Jezusin. Nuk është besim i verbër. Por është t'i besosh dikujt. Në njëfarë mënyre është si hap besimi në martesë ku ata që martohen thonë "Po!" në ditën e dasmës.
Mënyra si njerëzit e marrin këtë hap besimi është e ndryshme, por ja të përshkruaj një mënyrë si mund ta marrësh ti këtë hap që tani, në këtë moment.
Mund të përmblidhet në tre fjalë të thjeshta:

Më fal!
Vjen para Perëndisë dhe i kërkon falje Atij për mëkatet e tua dhe pendohesh, pra kthehesh nga mënyra e vjetër e të jetuarit, në anën tjetër, 180 gradë. 

Faleminderit!
Beson se Jezusi vdiq në kryq për ne. Në këtë moment falënderoje Atë që vdiq në kryq për ty dhe mua dhe na dha faljen, lirinë dhe Frymën eTij, falas. 

Të lutem!
Perëndia nuk hyn me forcë në jetën tonë. Ti duhet ta pranosh dhuratën e Tij dhe ta ftosh Atë të vijë dhe të jetojë në ty nëpërmjet Frymës së Tij. Kërkoji Atij, të lutem eja… 
Nëse do të kesh një marrëdhënie të vërtetë me Perëndinë dhe je gati të thuash këto tre gjëra, atëherë mund të bësh një lutje të thjeshtë dhe aty fillon marrëdhënia jote me Perëndinë: 

Zoti Jezu Krisht, më vjen keq për të gjitha gabimet që kam bërë (rri pak momente dhe kërkoi falje për gjëra specifike që të rëndojnë në ndërgjegjen tënde). Të lutem më fal. Tani kthehem nga çdo gjë që e di se është e gabuar. 
Faleminderit që Ti vdiqe në kryq për mua në mënyrë që të jem i falur dhe i lirë. 
Faleminderit që më ofron faljen dhe dhuratën e Frymës tënde. Unë e marr tani atë dhuratë. 
Të lutem, eja në jetën time nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të qenë me mua përgjithnjë.

Faleminderit Zoti Jezus. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>