Shkrimi na thotë: “por, duke thënë të vërtetën me dashurinë, të rritemi në çdo gjë që ai është kreu, Krishti.” Efesianeve 4:15
Jezusi na tregon se shokët e vërtetë, ata që të duan, duan dhe të japin këshilla të sinqerta kur është e nevojshme dhe kur e shikojnë që ka diçka që nuk shkon në atë që the apo bëre. Edhe kur është e dhimbshme, ata do tua thonë të vërtetën. Ata nuk do e lënë që ti të gabosh herë pas herë në të njëjtën gjë.
Kam zbuluar se kur e korrigjon dikë me dashuri, del shumë e fuqishme dhe e ndihmon personin jashtë mase. E bërë në mënyrën e duhur, e ndërton personin. Dallimi midis mënyrës së drejtë dhe të gabuar është qëndrimi juaj. Pse do ta korrigjosh?
Nëse po e bën që ti vësh në dukje gabimet, atëherë ndalo, mos e korrigjo shokun tënd. Qëllimi duhet të jetë, ta ndihmosh të ndryshojë, jo të ndihet fajtor. Prandaj pyete veten: "Cili është motivi im në këtë? A po e korrigjoj për përfitimin tim apo për përfitimin e tij/saj?"
Shpesh ne duam t'i korrigjojmë të tjerët vetëm sepse po tregohen të trashë në diçka dhe po na ngacmojnë nervat. Ne mendojmë, "Nëse ai/ajo nuk do të jetë më i tillë, jeta ime do të ishte më e lehtë dhe e qetë". Kështu që do i bëhem “rrodhe” o e ndryshoj o s’ka.
Ky është motivi i gabuar. Në vend të kësaj, bëj siç të thotë Shkrimi te Efesianëve 4:15: "Thuaj të vërtetën me dashuri". Pra, sekreti i korrigjimit të duhur është: Të ndërtosh personin prandaj do t’ia korrigjosh sjelljen.
Përshërit një lutje:
Atë, në emrin Jezus lutem për këtë pjesë. Sepse më duket më e vështira. Dua t’ia them troç atë që mendoj pa patur dashuri ndaj personit. Por kjo nuk të pëlqen ty. Më mëso që ta them të vërtetë me dashuri për ta ndihmuar personin, jo për të zbrazur veten time dhe acarimin tim. Më jep dashurinë si dashuria jote për veten time dhe për çdo person që më rrethon.